ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Shqipëri Ndalohen akoma 31 klandestinë

klandestin ne shqiperi

Policia kufitare e Hanit të Hotit në qarkun e Shkodrës ka ndaluar pak para mesnatës duke u gdhirë dita e mërkurë 31 klandestinë të huaj, të cilët po tentonin të kalonin nga territori shqiptare në Malin e Zi.

Drejtori rajonal i Kufirit dhe Migracionit në Shkodër, Fatmir Arifi, bëri të ditur se klandestinët, 20 burra dhe 11 gra, me nënshtetësi nga Somalia, Ertrea, Siria dhe Mali, u diktuan nga forcat e policisë kufitare në zonën e quajtur “Gryka e Sheges”, në Hanin e Hotit. Sipas drejtorit Arifi, klandestinët janë shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së qarkut të Shkodrës, ku dhe i janë nënshtruar procedurave hetimore.

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top