ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Shqipëri Liberalizimi i tregut të punës

Qeveria ka diskutuar 17 projekt vendime të cilat përafrojnë legjislacionin shqiptar me atë të BE-së, për sa i përket tregut të punës.

Në përfundim të mbledhjes së Qeverisë, detajet e projektvendimeve i bënë publike ministri i Mirëqenies Sociale Erion Veliaj dhe Klajda Gjosha, ministre e Integrimit.

“Janë 17 projektvendime që aplikojnë të gjitha detyrimet që ne kemi në lidhje me Bashkimin Europian, kur vjen puna tek liberalizimi i tregut të punës. Kjo do të thotë që me hyrjen në fuqi të këtyre vendimeve ne kemi filluar zbatimin, pavarësisht situatës me statusin. Ndërsa jemi në pritje të konfirmimit të statusit kandidat, dua të theksoj se këto 17 marrëveshje janë një pararendje e një  liberalizimit të tregut të punës, që ne synojmë ta bëjmë edhe me vende të tjera sidomos  me Kosovën, pas mbledhjes së Prizrenit.Ne do të liberalizojmë tregun e punës nga Mitrovica në Gjirokastër, do të thotë që çdo shtetas i Republikës së Kosovës dhe të Shqipërisë do të mund të punojë i pakufizuar nga lejet e punës, në këtë hapësirë gjeografike dhe ky besoj është një problem shumë i mirë dhe një problem konkret pas mbledhjes së Prizrenit”, tha Veliaj.

‘Efektet e këtyre projektvendimeve, – tha ministrja e Integrimit Klajda Gjosha,- do të kenë ndikim në hapjen e vendeve të reja të punës’.

“Këto janë projekte të një rëndësie të veçantë dhe sigurisht për ata persona të shkolluar dhe që duan të vijnë dhe të investojnë në Shqipëri për të hapur bizneset e tyre apo kompanitë e tyre përkatëse sepse në rradhë të parë kjo ka të bëjë dhe në mënyrë direkte me hapjen e vendeve të reja të punës. Do të vazhdojmë vetëm me Ministrinë e Mirëqënies Sociale, po në të njëjtën kohë po punohet shumë për të pestë kriteret siç janë për administratën publike, reformën në administratën publike, me çështjet e antikorrupsionit, të krimit, të drejtat e njeriut, me reformën në drejtësi shumë thelbësore për të plotësuar pesë kriteret e kërkuara nga Bashkimi Europian”, tha Gjosha.

burimi www.top-channel.tv

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top