ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Shqipëri ja masat për sigurinë rrugore

Qeveria ka gati paketën e re për sigurinë rrugore. Drafti u prezantua nga ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto dhe ai Brendshëm, Sajmir Tahiri të cilët do e prezantojnë sot në qeveri për miratim.

Sipas ministrave, cdo drejtues mjeti do të kryejë një sërë testesh që të meritojë patentën e drejtimit të mjetit, por sipas ministrave, kjo paketë do të shmangë njëherë e përgjithmonë pagesat nën dorë.

Haxhinasto
Siopas ministrit Haxhinasto, paketa e re për sigurinë rrugore ka një qëllim, të krijohet siguri në rrugë si për drejtuesin dhe për kalimtarin, si dhe të shmanget njëherë e përgjithmonë pagesa nën dorë.
“Ndërhyrje në sigurinë rrugore, qëllimi i kësaj pakete është që të krijojmë një siguri më të madhe në rrugët e vendit dhe do të merremi me të gjithë elementët përbërës që e realizojnë këtë qëllim. Do të merremi me vetë rrugën, automjetin, drejtuesin e automjetet. Do vendosim një sistem të tillë cilësie që të mos korruptohet më”.

“Do merremi me zbatimin e ligjshmërisë, aftësimin për ndërhyrje në raste emergjencash dhe me ndërgjegjësimin e publikut sepse mendojmë që para së gjithash kjo është një cështje me përmasa kombëtare. Kontroll të detyrueshëm edhe për elementë të tillë si cilësia e motorëve dhe per cilësine e gazrave”- tha gjithashtu Haxhinasto.

Sipas tij do të ketë rikonceptim te elementëve të testimit, prezantim të teknologjisë së informacionit, do të kemi një teknologji shumë konkrete që askush të mos abuzojë me ata që janë persona të aftë e që mund të marrin provimet, praktikë e teori, t’ i japim fund njëherë e përgjithmonë pagesave nën dorë.

“Do prezantojmë edhe një testim të domosdoshëm në procesin e aftësimit që është ai psiko fizik, një mjet shumë i rëndësishëm për të dalluar aftësinë e individëve në funksion të aftësive të tyre për drejtimin e automjeteve dhe për të mos shkaktuar aksidente. Ndërhyrje do të ketë sa i takon sinjalistikës në rrugë dhe elementeve të tjera të sigurisë”- tha ai.

Tahiri
“10 ditë burg nëse do të kapesh duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur”. Sipas ministrit të Brendshëm, Tahiri kjo është masa më drastike e marrë ndaj një drejtuesi mjeti.
Po kështu Tahiri theksoi se do të ndalet përdorimi i transportit me furgon. “Do të ndalet për të shmangur aksidentet me pasoaj ët rënda. Kur them tani, them menjëherë!”, tha Tahiri.

“Kjo është paketa më e plotë në ndërhyrje dhe e ndërgjegjësimit tonë për të garantuar jetën dhe shëndetin e drejtuesve të pasagjerëve dhe kalimtarëve. Jemi të vetëdijshëm që siguria rrugore është një problem, e njohim si problem duam ta adresojmë dhe ndaj së bashku me kolegun Haxhinasto, do prezantojmë në qeveri, një paketë masash të plotë për administrim”.

Sipas Tahirit, masat do të mbeten në letër nëse nuk zbatohen ndaj kërkoi që ndaj cdo shkelësi të jepet dënimi që parashikon ligji.
“Masat do mbeten në letër nëse nuk kujdesen dhe nëse nuk zbatohen dënimet për gjithë shkelësit e qarkullimit rrugor. Aksidentet rrugore dhe masat do jenë prioritet i qeverisë”.

Tahiri theksoi që para kolaudimit, drejtuesi duhet të ketë shlyer një për një të gjitha detyrimet që ka në shtet.

Po kështu Tahiri shpjegoi se fotografimi i shkelësve në qarkullimin rrugor do të jetë një praktikë që do të ndiqet në vazhdimësi nga policia.
“Fotografimin e shkelësve dhe njoftimin e shkelësit nëpërmjet postës ku do i bëhen të ditur shkeljet sëbashku me fotografi të shoqëruar. Dhe kështu do të eliminohen dhe debatet e ndryshme mes qytetarit dhe policit rrugor”.

Janë mbi 50 masa që do të ndërmerren në mënyrë të përshkallëzuar, nga më emergjentet te më pak problematiket, për të zgjidhur çështjen e sigurisë në rrugë.
Një hap tjetër që do të mbikëqyret në mënyrë specifike është edhe pjesa e testimit të kandidatëve. “Kontrolli i procesit të testimit të kandidatëve për drejtues mjeti nëpërmjet sistemit online për vlerësimin e kandidatëve, regjistrimin dhe administrimin e gjithë procesit në autoshkolla”, thuhet në masën numër 25.

 

burimi www.ballkanweb.com

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top