Mbi 60 emigrantë sirianë janë arratisur nga qendra e azilkërkuesve në Babrru dhe në Qendrën e Mbylljes së Emigrantëve të Parregullt në fshatin Kareç të Vorës. Megjithëse në këto dy qendra janë përqëndruar efektivë shtesë të repartit FNSH, kushtet e këqija ku mbahen emigrantët sirianë, i kanë detyruar këta të fundit të arratisen jashtë mureve të këtyre dy qëndrave.
Tashmë, për këtë problem kanë nisur hetimet nga Policia e Shtetit, pasi dyshohet se shumë nga sirianët e larguar, janë ndihmuar më pas nga persona nga jashtë këtyre dy qendrave, duke arritur t’i shpëtojnë ndjekjes së policisë. Mësohet se pjesa më e madhe e sirianë të arratisur nuk janë ndaluar nga policia, pasi grupe të ndryshme kanë arritur të bien në kontakt me grupet kriminale, ku kundrejt pagesave kanë arritur të shkojnë afër kufirit, duke kaluar në vendet fqinje.
Burimi: http://shqiptarja.com/Aktualitet/2731/emigrant-t-n—-39-revolt—39–arratisen-60-sirian–nga-qendra-e-azilk-rkuesve-258376.html#sthash.NBAy2vY1.dpuf
