Shqip

«Shpirti Shqiptar» në Koncertin e Vjenës

Këtë vit koncerti i Vjenës ka përcjellë përmes tingujve magjik të muzikës emocione të rralla, sidomos për Shqipërinë, kjo pasi për herë të parë, nga zemra e Vjenës u luajt muzikë me motivet më të bukura shqiptare.

Ishte ‘Philharmonic Ensemble Vienna’, formacioni i violinistit shqiptar nga Gjakova, Shkëlzen Doli i cili është një prej anëtarëve të filarmonisë së Vjenës që përcolli mozaikun e zgjedhur muzikor me motive shqiptare. Gjithçka nisi me një kaba të interpretuar prej muzikantit Doli në violinë.

Për gati 4 minuta muzikë shqiptare u ndoq në të gjithë botën, interpretuar ky ansambël me anëtarë të Filarmonisë së Vjenës!

‘Albanian soul’ apo ‘shpirti shqiptar’ jehoi në mbarë botën ku ndiqet ky koncert madhështor e kjo falë muzikantit shqiptar nga Gjakova violinistit Shkëlzen Doli.

Këtë vit koncerti i Vjenës u drejtua nga dirigjenti Zubin Mehta, i cili bashkëpunon me këtë orkestër prej dekadash dhe është hera e pestë që Maestro Mehta drejton koncertin e Vitit të Ri të Filarmonisë.

 

Në programin e këtij viti u interpretuan pjesë të kompozitorëve më me emër të botës. Koncerti i Vjenës për këtë vit u ndoq direkt në 90 shtete të botës prej mëse 50 milionë shikuesish.

 

 

 

Marë nga: http://shqiptarja.com/

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top