Shpëtohen nga mbytja 18 emigrantë shqiptarë
[maxbutton id=”5″]
Një grup prej 18 emigrantësh shqiptarë kanë rrezikuar mbytjen orët e para të së dielës ndërsa gomonia me të cilin lundronin u mbyt në kanalin e La Manche.
Lajmi u dha nga mediat angleze sipas të cilave, roja bregdetare e këtij shteti mori një telefonatë për ndihmë në orën 23.40 të së shtunës.
Sipas mediave britanike në drejtim të të rrezikuarve u dërgua një helikopter dhe një anije shpëtimi. Mësohet gjithashtu se autoritetet u vunë në dijeni për barkën që po mbytej vetëm nga telefonatat e familjarëve të të rrezikuarve.
Emigrantët shqiptarë, mes të cilëve gjendeshin edhe dy shtetas britanikë, të cilët dyshohet se ishin trafikantë, lundronin me një barkë në kanalin që lidh Britaninë e Madhe me Francën.
Emigrantët u çuan në Qytetin Dover, ku dhe po merren në pyetje nga oficerët e Forcës Kufitare Britanike.
Burimi http://shqiptarja.com/Aktualitet/2731/me-gomone-drejt-anglis–shp-tohen-nga-mbytja-18-emigrant–shqiptar–358543.html
