Shqip

Shpërthimet nga firma greke «Actor» dhe rrëshqitjet në fshatin Ibë

Shpërthime me mina  në kodrat e fshatit Ibë ka kryer firma greke “Actor” e kontraktuar nga qeveria Berisha, shpërthime të cilët sipas banorëve të zonës kanë provokuar rrëshqitjen masive të dherave 3 ditë më parë. Rrëshqitja vijon të mbajë të bllokuar lëvizjen e mjeteve në aksin Tiranë-Elbasan, ndërsa banorët e prekur nga dëmet e shkaktuara protestuan duke bllokuar derën e firmës greke. Sipas tyre përgjegjësia është e firmës e cila ka kryer shpërthime të pakontrolluara. ​

Firma greke “Actor” kryen shpërthime  në kodrat e fshatit Ibë për hapjen e trasesë së autostradës Tiranë-Elbasan. Tre ditë pas rrëshqitjeve masive firma ende nuk ka një përgjigje pse ka ndodhur lëvizja e tokës.Kane qene vete banorët te cilet pak dite para rreshqitjes se dherave kanë filmuar dy shpërthime të ndodhura nga kjo firme.

Rreth 30 familje të fshatit Ibë të Tiranës mbeten të evakuuara për shkak të sigurisë së tyre edhe pse kanë kaluar dy ditë nga rrëshqitjet masive të dherave, ndërsa aksi rrugor që lidh Tiranën me Elbasanin vazhdon të qëndrojë për të tretën ditë i bllokuar pa një afat se kur do të hapet për kalimin e automjeteve.

 

 

 

Burimi: http://shqiptarja.com/

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top