Shqip

Shpërthen bombola e gazit në një lokal në Pogradec, 24 të plagosur

Shpërthen bombola e gazit në një lokal në Pogradec, 24 të plagosur

 0  0

Shpërthimi i një bombole gazi prej të paktën 20 litrash në një lokal, në fshatin Dardhas, në Pogradec, ka shkaktuar plagosjen e 24 personave.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 18:00 në lokalin në qendër të fshatit, ku bombola e gazit që ndodhej në kuzhinë ka shpërthyer, duke djegur në masë personat që ndodheshin atje.

Mes të plagosurve kanë qenë edhe disa të rinj të grupmoshës 14-20 vjeç, një pjesë e të cilëve në gjendje të rëndë. Kanë qenë banorët, ata të cilët kanë lajmëruar policinë dhe zjarrfikësen, ndërsa shumë prej të dëmtuarve i kanë transportuar vet në spital, me mjetet e tyre, deri në mbërritjen e ambulancës.

Në Spitalin e Pogradecit janë dërguar menjëherë të gjithë të dëmtuarit, por pjesa më e madhe e tyre u nisën drejt Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, pasi në të gjithë qarkun juglindor nuk ka mjekë specialistë për djegiet dhe as reparte të posaçme për raste të tilla urgjente. Mësohet se, 6 nga të plagosurit janë në gjende të rëndë, pasi kanë pësuar djegie të shumta në të gjitha pjesët e trupit.

Hetimet: Në lokal ishin dy bombola, njëra e dëmtuar

Policia e Korçës ka dhënë detaje sa i përket shpërthimit të bombolës së gazit në fshatin Dardhas, në Pogradec. Sipas policisë së qytetit juglindor nga shpërthimi janë plagosur gjithsej 24 persona. Shpërthimi ka ndodhur në lokalin e shtetasit Dashamir Muçka, 46 vjeç. Në lokal përdoreshin dy bombola gazi. Njëra ka qenë në gjendje pune, e mbushur, ndërsa tjetra, ka qenë e plasaritur (dëmtuar) dhe për pasojë ka shkaktuar rrjedhje gazi. Njëkohësisht në ambientet e lokalit, ka pasur  një sobë zjarri, me dru.

 

Të plagosurit: 14 shtetas në Spitalin e Traumës, në Tiranë. 7 shtetas  ndodhen  në  Spitalin e Pogradecit 3 shtetas po marrin  mjekim në Spitalin Rajonal të Korçës  Beqaj: Përmasat janë në kufijtë e tragjedisë Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka qenë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza sonte në mbrëmje për të parë më nga afër gjendjen e të plagosurve nga shpërthimi i bombolës së gazit në një lokal në fshatin Dardhas. “Kanë djegie të niveleve të mesme, shërbimi është prezent, furnizimet e nevojshme janë, është ende shpejt për të bërë një prognoze, përmasat janë të tilla në kufijtë e tragjedisë, në gjendje më të rëndë janë gjashtë pacientë, në reanimacion”, tha Beqaj. /noa.al/ – See more at: http://www.noa.al/artikull/shperthen-bombola-e-gazit-ne-nje-lokal-ne-pogradec-24-te-plagosur/550382.html/1#fotogaleri

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top