ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Shpallet falimenti i Belle Air

b737 belle air

Gjykata e Tiranës, ka vendosur të shpallë falimentin e kompanisë ajrore “Belle Air”, duke caktuar eksperten Engegerta Bebi, për të kryer administrimin e mëtejshëm të kompanisë. Sipas vendimit të gjithë kreditorët kanë të drejtë që brenda 90 ditëve të paraqesin para kompanisë kërkesat e tyre me shkrim me qëllim.

Vendimi është marrë nga gjyqtari Ilir Çeliku, i cili në vendimin e shkurtuar u shpreh: “Emërimin si administratore të falimentimit Znj.Ingegerta Bebi, e licensuar nga Ministria e Drejtesise. Të gjithë kreditorët e shoqërisë kanë të drejtë të paraqesin brenda 90 ditëve nga shpallja e këtij vendimi, të gjitha pretendimet e tyre tek administratorja e falimentimit duke i njoftuar asaj pretendimet dhe te drejtat e siguruara qe kane mbi pasuritë e personit të tretë në këtë gjykim”.

Gjithashtu, të gjithë personat qe kane detyrime ndaj debitorit duhet t’ia paguajnë dhe t’ia shlyejnë ato administratorit të falimentimit Znj. Ingegerta Bebi. Mbledhja e kreditoreve të shoqërisë “Belle Air” sh.p.k., të mbahet brenda 90 ditëve nga shpallja e këtij vendimi.

Mbledhja e kreditorëve të subjektit “Belle Air” sh.p.k., për verifikim mbahet brenda 60 ditëve. Ligjërimin e masës së sigurimit të padisë dhënë me vendimin nr.19528 akti date 30.12.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Urdhërohet publikimi i vendimit për hapjen e procedurave të falimentimit të shoqërisë “Belle Air” sh.p.k., në Buletinin e Njoftimeve Publike.

Urdhërohet publikimi dy herë i këtij vendimi në internet, pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve, në adresën zyrtare në internet të këtij institucioni, në adresën zyrtare në internet të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pranë palës kërkuese në këtë gjykim si dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Nje kopje e vendimit për hapjen e procedures së falimentimit të Shoqërisë “Belle Air” sh.p.k., t’i dërgohet Zyrës Qëndrore të Rregjistrimit të pasurive të Paluajteshme. Një kopje e vendimit për hapjen e procedurës së falimentimit të Shoqërisë “Belle Air” sh.p.k., t’i dergohet të gjitha bankave të nivelit të dytë. Urdhërohet publikimi dy herë i vendimit të shkurtuar për hapjen e procedurës së falimentimit të Shoqërisë “Belle Air” sh.p.k., në dy gazeta me qarkullim kombëtar. –

Burimi www.shqiptarja.com

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top