ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Shoqata Studentore Shqiptare ‘’STUDENTI’’ festoi me madhështi Ditën e Kulturës Shqiptare

JAM KRENAR QË JAM SHQIPTARË, E DUA GJUHËN E KULTURËN E PRINDËRVE TË MI!

JAM KRENAR QË JAM SHQIPTARË, E DUA GJUHËN E KULTURËN E PRINDËRVE TË MI!

Nga salla e bukur plotë elegancë ‘’ONIRION’’, Peristeri duam të
shkruajm diçka shumë të vërtetë dhe nga thellësia e shpirtit të na
dalë ajo që duam të shkruajmë.

 

Sot,15 Maj, 2011 Shoqata Studentore ‘’STUDENTI’’ feston ditën
e Kulturës Shqiptare.
Ata kanë marr globin në duart e tyre dhe
po e sodisin me admirim, dëshirë e dashuri për të na përcjell çaste
lumturie rreth asaj Pjesëze, që quhet Shqipëri, që i ka rrënjët në
thellësinë e mijëvjeçarëve.

Në këtë ditë Maji, na duhet të themi fjalët më të veçanta e më të
lumturat. Na duhet të përcjellim mesazhet që i mësuam e dëgjuam
midis djemve e vajzave student në Athinë.
Jam krenar që jam Shqiptarë. E dua gjuhën dhe kulturën e
prindërve të mi. Të gjithë jemi djem e vajza nga gjithë Shqipëria të
bashkuar rreth Shqiptarizmit.

Ata u shpirtëzuan për të ruajtur dhe mbajtur gjallë e me dinjitet
Gjuhën e bekuar Shqipe, traditat, vallet dhe këngët popullore.
Në krye të tyre janë djem e vajza sy shqiponje, të papërmbajtur
për emrin Shqiptarë. Veshur bukur, elegant, krahaqafë me njeri-
tjetrin. Ata janë të çliruar nga mure dhe dallime, ata kanë një
zemër të re që mendon për Atdheun, kulturën, traditat dhe gjuhën
e për tu integruar natyrshëm në shoqërinë vendase pa mohuar
dhe pa përbuzur prejardhjen dhe indentitetin të bashkuar rreth
Shoqatës ‘’Studenti’’. Ata janë shumë, me qindra të ardhur nga
gjithë Shqipëria që në moshën 3 apo 5-së vjeç.

Ne ndihem një larmi të tërë emocionesh, që padyshim na udhëtonin
drejt vendit ton…këtë radhë në një ambient festiv shumë të
pazakontë për ne, sepse ishte mbushur plotë jetë dhe plotë zëra të
rinj!! Ishin një grup shumë i madh të rinjësh këtu në Athinë që na
falën aq shumë çaste të bukura e të paharruara në këtë ditë Maji.
Ditën festive e hapi çifti studentor Ana Agolli dhe Adi Xhako
të cilët falenderuan të pranishmit dhe na njohën shkurtimisht

me ecurinë e Shoqatës që në çastet e krijimit më 23 Shtator 2009
deri në ditë e sotme. Në ditët e para ata ishin pakë, dhe ende nuk
dinin të notonin mirë, ishin 10-15 student tani janë mbi 100 e më
shumë që janë anëtarë të rregullt dhe disa qindra që e mbështesin
në çdo aktivitet të shtunave Shoqatën ‘’STUDENTI’’ . Më pas e
mori fjalën Kryetari i Shoqatës ‘’Studenti’’Gaston Sanxhaku ku
nëpërmjet një fjalimi të shkurtër uroi gjithë të ftuarit, Ambasadorin
e Republikës së Shqipërisë në Athinë Zotin Dashnor Dervishi
e të
tjerë për mirëseardhjen në Ditën e Kulturës Shqiptare organizuar
nga Shoqata ‘’Studenti’’.

Duke ndjekur me shumë interes Ditën e Kulturës Shqiptare
organizuar nga këta djem e vajza që jetojnë këtu në Athinë…por
shtëpitë, mjediset, njerëzit që i rrethojnë i kanë si në Atdheun e tyre
dhe në mendje na vijnë dy situata krejt të ndryshme, që i mendojmë
dhe i mendojmë…në njërën anë mendojmë qindra emigrant të rinj
Shqiptarë, të cilët me një fodullëk të tepruar po mohojnë gjuhën
dhe rrënjët e tyre, dhe nga ana tjetër këta qindra të rinj që kanë
mbushur sot sallën ‘’Onirion’’ djem e vajza të moshës 20 deri 25 vjeç
që sot na sollën këtu gjithë Shqipërinë tonë të dashur midis nesh!!
Nëpërmjet një monitori të madh Eda Muça na paraqiti pamje të
mrekullueshme nga guida turistike e Shqipërisë me perlat e saja.
Liljana Kapo na njohu me historinë e muzikës Shqiptare, të asaj
fshatare e popullore qytetare. Me vlerat monumentale të polifonisë
labe që ruhen si pronë e pasurës botërore që nga 25 Nëntori 2005.
Gjuha dhe letërsia u pasqyrua gjerësisht nga Xhensila Mane.
Sallën e pushtoj tërësisht muzika popullore, fillimisht nga Grupi
polifonik ‘’Lot Kurbeti’’ nën drejtimin e Bujar Sinani.
Ajo, që i dha një mrekulli, një entusiazëm,vërtetë emocionuese
mjedisit rinor ishte kur të rinjtë p kërcyen tre valle nga krahina të ndryshme.
Vallja progonishtja, ajo e Katjushkës dhe vallja e Rrajcës u
interpretuan në mënyrë virtuoze dhe me shumë entuziazëm nga
vajza e djem që më parë shumica e tyre nuk e njihnin, nuk dinin ta
kërcenin dhe as nuk i kishin dëgjuar.

Ky është realiteti dhe suksesi i këtyre të rinjve që erdhën fëmijë, u
shkolluan në mërgim dhe me shumë dëshirë dhe të ndërgjegjësuar
për vlerat e kulturës dhe traditave të prindërve të tyre gjejnë kohë
dhe mundësi për ti ruajtur dhe mbajtur të gjalla në jetën e tyre për
sot dhe për të ardhmen.
Na çuditi dhe na ngeli në kujtesë, që dhe në këtë Ditë të Kulturës
Shqiptare, prindërit dhe vet vajzat studente kishin përgatitur
disa dhjetëra asortimente nga guzhina tradicionale nga krahina
të ndryshme të vendit tonë, të cilat u shijuan nga të gjithë të
pranishmit.
Festa vazhdoi deri në orët e vona të mbas-ditës me muzikë, kënga
valle dhe vallëzim.

 

Të gjitha këto që përshkuam më lartë u përjetësuan nëpërmjet
kamerave dhe fotografëve të shumtë që kishin ardhur, por
mungonin gazetarët profesionist si dhe televizioni Shqiptarë i cili
ta propagandonte si një Ditë të madhe për vlerat dhe mesazhet
që u përcollën nga këta qindra djem e vajza Shqiptare. Le të
ngelen si kujtim, në këtë shkrim disa nga emrat e shumtë që kanë
kontribuar në këtë shoqatë studentore: Gaston Sanxhaku, David
Rama, Eleni Kushti, Ervisa Çipi, Altin Çelniku,
Liljana Kapo, Admir Xhako, Xhensila Mane, Morena Lumani, Denis
Selmani, Edmira Muça, Ervis Dyrma, Rea Muça, Romela Sanxhaku, Melina Micka
Elona Duçka, Donjeta Gjermeni, Arlind Nushi, Detjana Agolli, Ilsa
Mane, Nila Xhaferllari, Rezi Merkaj, Petro Zoto, Marjonel Micka etj.

Athinë, 15-5-2011

Përgatitur nga

Arqile Gjata

Marinela Naqo

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top