ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Shkollat Shqiptare në Greqi trëmbin grekët! Shqipëria do bëhet 16 milion, Greqia 7

Kohët e fundit gjithënjë e më shumë shkolla shqiptare

Kohët e fundit gjithënjë e më shumë shkolla shqiptare po hapen në Greqi, si në Athinë ashtu dhe në rrethe të tjera të Greqisë ku numri i shqiptarëve është shumë i madhë! Shkolla janë hapur në Athinë , në Markopoulo, në Virona, në Salaminë, në Selanik, në Volo, në Arta, në Mitilini , në Thiva etj!

Shumica e këtyre shkollave janë hapur me iniciativa të shoqatave të ndryshme në Greqi dhe mësimi bëhet falas. Gjithashtu mësuesit nuk paguhen…sa për librat ato vijnë nga buxheti i prindërve ose i vetë shoqatave që marrin përsipër organizimin e tyre! Gjithashtu theksohet fakti që mësimet bëhen në godina që u jepen për shfrytëzim emigrantëve shqiptarë, nga bashkia ose Dega e arsimit nëpër rrethe!

Ndërsa pushteti vendorë grek e ka mirërpitur këtë iniciativë të shqiptarëve nuk po ndodh e njëjta gjë me një pjesë të popullsisë e cila i trembet jashtëzakonisht mësimit të gjuhës shqipe në Greqi! Disa biles u shprehën se shumë shpejt Shqipëria do përbëhet nga 16milionë vetë kurse Greqia nga 7!!!

Fatmirsisht këto mendime nuk janë mendimi i shumicës të popullsisë por e një pjese të caktuar nacionalistësh, apo thjeshtë njerëzve me horizonte shumë të ngushta dhe të pazhvilluar!

Në këto shkolla nuk po mësojnë grekët, por emigrantët shqiptarë, pra shqiptarët! Tani nëse rretheve ultranacionaliste greke i prishen planet e asimilimit të fëmijëve shqiptar kjo është çështje tjetër!

Për të gjithë ata që kanë këtë mendim, thjeshtë duhet ti rikujtojnë faktin se praktika që po ndjekin shoqatat shqiptare me çeljen e shkollave shqiptare në Greqi është identike me praktikën e hapjeve të shkollave greke në Australi! Ka qënë vet ish ministria e arsimit e qeverisë të Karamanlis , Marieta Jianaku, që e ka propozuar këtë mënyrë, duke u bazuar në experiencën që ka shteti grek me shkollat greke në Australi!

Në një takim mes përfqaësuesëve të disa shoqatave shqiptare dhe  zonjës Janaku , kur ajo ishte në krye të Ministrisë të arsimit të Greqisë, u diskutua gjëre e gjatë problemi i shkollave! Në atë kohë emigrantët kërkonin të bëhej mësimi i shqipes në shkolla gjatë proçesit të mësimit! Ministria atë herë tha që kjo nuk bëhet por ne mund tju japin të shfrytëzoni godinat e shkollave çdo fundjavë, ashtu siç bën qeveria Australiane për emigrantët grek në Australi! Dhe kur u pyet për problemin e librave dhe pagesës të mësuesëve ajo u shpreh se ky është problem që duhet ta zgjedhei shteti juaj dhe jo ne!  Tani po shpëtuam…

 

Gaston Sanxhaku

albanians.gr

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top