ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Shkolla e parë për valle popullore shqiptare në Greqi një sukses i bashkëpunimit midis shqiptarëve.

Këtu e dy muaj bashkëpunimi midis shqiptarëve ka prurë edhe rezultatet e duhura. Me qëllim mbrojtjen e traditave dhe valleve shqiptare, Albanians.gr dhe një nga koreografët shqiptarë me të njohur në Greqi Julian Bulku bashkuan dëshirat dhe forcat e tyre për krijimin e shkollës së parë për valle tradicionale shqiptare.

 

Shkolla tregon me vepra se kur ka bashkëpunim dhe dëshirë për rezultate, shqiptarët në Greqi mund të arrijnë qëllimet e tyre.

Në intervistën e dhën për Albanians.gr Juliani flet për shkollën e kërcimit, për arsyet që e nxitën të marrë pjesë në këtë bashkëpunim.

M.Micka: Julian ti je një nga koreografët më të njohur në Greqi, ke bërë koreografin e Kalomirës në Eurovision, koreografinë e Shqipërisë në eurovision vitin e kaluar, gjithashtu ke  kërcyer pranë shumë këngëtarë të njohur Grek, pra je i suksesshëm në punën tënde. Ajo që dua të pyes është citë janë arsyet që të shtynë të japësh kontributin tendë për krijimin e shkollës?

Julian Bulku: Fëmijëria ime është ndikuar tepër nga vallet tradicionale shqiptare. Kam marrë pjesë në grupin e pionerve në grupin e valleve popullore, kam mbaruar shkollën e baletit Jordan Misja dhe duke qënë i dashuruar mbas ngjyrave dhe traditave tona u motivova që të marrë pjesë në këtë projekt. Dua që përvojën time ta ndaj me komunitetin shqiptar në Greqi, kam dëshirë të ruaj traditat tona dhe ti trashëgojë ato tek brezat e ardhshëm.

M.Micka: Në Greqi ka rreth 700.000 shqiptarë, por shkolla e parë për të mësuar valle popullore u hap në 2009. Pse mendon se u vonuam kaq shumë për të bërë dicka të tillë?

Julian Bulku: Besoj se me kalimin e kohës niveli ekonomik i shqiptarëve është rritur si pasojë është rritur edhe dëshira për të qenë në kontakt me traditat tona, për ti ruajtur dhe për ti zhvilluar. Ndoshta deri tani nuk ka patur atë interes që duhej, por tani besoj se kemi krijuar një ambient të bukur me njerëz që interesohen për traditat tona, njerëz që punojnë për ato dhe i vlerësojnë.

M.Micka: C’farë mund të mësojë dikush që regjistrohet tek shkolla?

Julian Bulku: Duke  mësuar vallet tona vjen në kontakt me prejardhjen tënde, me kulturën shqiptare. Ai që regjistrohet mëson për folklorin shqiptarë, mëson valle artistike, mëson të respektojë trupin e tij. mëson të jetë i disiplinuar.

M.Micka: Kjo iniciativë është dicka e re, dicka që ndodh për herë të parë në Greqi, a ka patur ndonjë ndihmë nga instuticione shqiptare apo nga ambasada shqiptare në Greqi?

Julian Bulku: Deri tani jo sepse ska lajmërim zyrtarë për hapjen e shkollës, por shpresojmë se në të ardhmen do kemi ndihmë nga dashamirës të kulturës shqiptare. Shpresoj se dhe ambasada do na përkrah në këtë përpjekje me qëllim zgjerimin e shkollës dhe mbrojtjen e traditave shqiptare.

M.Micka: Ç’farë lloj ndihme i duhet shkollës?

Julian Bulku: Kryesisht duam njerëz të pasionuar mbas valleve, njerëz që dashurojnë dhe duan të njohin traditat e prejardhjes së kulturës tonë. Së dyti do kishim dëshirë të kishim një mësuese të historisë dhe folklorit shqiptarë.

M.Micka: Si e përfytyron të ardhmen e kësaj shkolle?

Julian Bulku: E shoh këtë shkollë si një dritare për të krijuar një akademi të arteve shqiptare në Greqi. Një vend ku do të mësojmë muzikën shqiptare, vallet dhe folklorin tonë.

M.Micka: Mesazhi jot për komunitetin shqiptarë në Greqi?

Julian Bulku: Le të bëjmë të gjithë një përpjekje për të njohur dhe ruajtur traditat tona kombëtare. Ftojmë ç’do dashamirës të kulturës tonë të bashkohet me ne dhe të na ndihmojë ne arritjen e qëllimeve te shkollës.

Nëse doni të mësoni më shume rreth Jualian Bulkut shikoni këtu http://julianbulku.gr/
Për shkollën e kërcimit shikoni këtu https://albanians.gr/shkolle-kercimi-per-valle-popullore-shqiptare-ne-athine.html

Albanians.gr falënderon Julian Bulkun për përkrahjen dhe bashkëpunimin që kanë, Juliani është nga shqiptarët e paktë që merren me artin i cili kurrë nuk ka mohuar prejardhjen e tij por bën të kundërtën duke u munduar të mbrojë me talentin e tij traditat tona.

Është një shembull për të gjithë shqiptarët, kush mohon prejardhjen e tij mohon vetveten.

Ngritu tash s’ka forcë qe na rrezon kur jemi bashkë 🙂

Mund të na gjeni në facebook duke ndjekur këtë lidhje:http://www.facebook.com/albanikineolaia

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top