Rreth 60 shqiptarë të cilët kanë shkelur lejen 3-mujore në zonën Shengen, pritet të kthehen mbrëmjen e sotme në Shqipëri. Shqiptarët e kthyer nga Belgjika, Franca dhe vende të tjera të zonës Shengen pritet të mbërrijnë sonte në aeroportin “Nënë Tereza”, në Tiranë.
Kthimi i tyre në Shqipëri bëhet në kuadër të marrëveshjeve për lëvizjes e lirë në zonën Shengen. Ndërsa mësohet se shtetasit shqiptarë kishin shkelur afatet e lejes 3-mujore dhe kishin kërkuar azil në mënyrë të padrejtë. Policia e Shtetit pritet që të japë sonte, rreth orës 23:15, një konferencë për shtyp, në lidhje me këtë ngjarje.
burimi www.shekulli.com.al
