Shërbimi Konsullor Online. Lehtësohen proçedurat në Shërbimet Konsullore Shqiptare
Në kuadër të dixhitalizimit të shërbimeve konsullore, MPJ prezanton: Shërbimi Konsullor Online, i cili do të lehtësojë sherbimet për qytetarët nëpërmjet diplomacisë dixhitale.
SH.KO. është një platformë dixhitale, e cila i mundëson qytetarëve 23 shërbime online pa u paraqitur në përfaqësi, dhe 13 shërbime duke u paraqitur vetëm një herë.
Platforma dixhitale sjell shërbimet pranë qytetarit duke lehtësuar procedurat dhe duke shkurtuar kohën në sportelet nëpër përfaqësitë konsullore.
Ftojmë qytetarët të aplikojnë për shërbimet konsullore nëpërmjet faqes së Ministrisë së Punëve të Jashtme:
Shërbimi Konsullor Online
