ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Shërbime të Ambasadës-Martesa

Shërbime të Ambasadës-Martesa

(A) Martesë mes dy shtetasve shqiptarë

Dokumentacioni për secilin nga shtetasit sa më poshtë

1. Çertifikatë për Lidhje Martese (të legalizuara nga Prefektura) dhe e lëshuar 3 muajt e fundit

2. Çertifikatë Lindje me fotografi (të legalizuara nga Prefektura) dhe e lëshuar 3 muajt e fundit

(B) Martesë e një shtetasi shqiptar me një shtetas grek

Dokumentacioni i nevojshëm për marrjen e Certifikatës për Lidhje Martese për shtetasin shqiptar pranë gjendjes civile në Shqipëri sa më poshtë:

Certifikatë Lindje e bashëshortit të ardhshëm grek, e legalizuar në Ministrinë e Brendshme dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme të shtetit Grek.Fotokopje e legalizuar e pasaportës apo kartës identitetit.Leje Martese (Adhia Gamo) e bashkëshortit të ardhshëm grek, e legalizuar në Ministrinë e Brendshme dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme të shtetit Grek.Në pamundësi një certifikatë beqarie ose certifikatë familjare ku tregohet qartë statusi civil.

(ose në pamundësi të marrjes së Lejes së Martesës mund të paraqitet certifikatë beqarie (pistopitiko agamias) si dhe një Certifikatë Familjare ku te tregohet se është beqar,I divorcuar ose I ve)

Certifikatat e Lindjes dhe Leja e Marteses e shtetasit grek legalizohen në ministritë greke më pas në Ambasadë dhe në vijim dërgohen në Shqipëri për të marrë Certifikatën e Lejes së Martesës për shtetasin shqiptar.

Shpallja e martesës për shtetasit shqiptarë dhe tërheqja e dokumentacionit për martesë për shtetasit shqiptarë në gjendjen civile në Shqipëri, mund të bëhen edhe me një prokure te posacme nga Ambasada.

· Taksa e pagesës për legalizimin e cdo dokumenti dhe për cdo prokurë është 20 euro dhe kryhet në Pireos Bank,në nr e llogarisë 5053-047484-795

 

Taksa e pageses për celebrimin si dhe vertetimin e lëshuar për martesa me shtetas të huaj eshte 30 euro.

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top