Shqip

SHBA reagon ndaj Greqisë

Qeveria amerikane ka reaguar ashpër pas publikimit të lajmit se ekzekutivi grek po përgatit ndryshime ligjore, prej të cilave mund të përfitojnë disa anëtarë të organizatave terroriste, të dënuar prej drejtësisë helene.

Sipas Ministrisë greke të Drejtësisë, në draftin që pritet të kalojë së shpejti në Parlament, parashikohet lirimi me kusht për arsye humanitare i të gjithë të dënuarve të paaftë të kujdesen për veten, që kanë sëmundje të pashërueshme, vështirësi në lëvizje, shikim dhe dëgjim në shkallën 65%.

Burime pranë kësaj ministrie pohuan se, prej këtij ndryshimi përfitojnë një sërë të dënuarish, mes të cilëve edhe terroristi i organizatës ’17 Nëntori’ Savas Ksiros, i dënuar për disa vrasje. Përmes zëdhënësit të tij, Departamenti Amerikan i Shtetit e kritikoi ashpër planin e qeverisë së radikalëve të majtë të Aleksis Tsipras.

“Na shqetëson shumë iniciativa e ekzekutivit grek për ndryshimet ligjore që synojnë përmirësimin e kushteve të jetesës për të dënuarit me probleme shëndetësore, por që mund të çojnë në lirimin e parakohshëm të terroristit të dënuar për disa vrasje, Savas Ksiros. Përgjatë aktivitetit të tij mbi 27-vjeçar, ai i kryer shumë akte terroriste, ka shkaktuar shumë viktima, midis tyre shtetas amerikanë, dhe i ka krijuar Greqisë dëme të mëdha”, thuhet në deklaratën e SHBA.

‘Ne kërkojmë që Savas Ksiros, ekzekutori i mjaft personave, mes të cilëve edhe shtetasit amerikanë William Nordin dhe Ronald Stuart, të kryejë dënimin që i ka dhënë sistemi grek i drejtësisë”, përfundon komenti i Departamentit të Shtetit.

Opozita greke ka kërkuar që, në paragrafin e pritshëm për ndryshim duhet parashikuar përjashtimi prej përfituesve të kësaj amnistie i të gjithë personave të dënuar për akte terroriste, çka është hedhur poshtë prej qeverisë. Pak ditë më parë, një deputete e partisë Syriza u takua në burg me disa anëtarë të dënuar të organizatës ’17 Nentori’, veprim që u kritikua ashpeër prej ish-ministres së Jashtme, Dora Bakojanis, bashkëshorti i së cilës, Pavllos Bakojanis u ekzekutua prej organizatës famëkeqe terroriste greke.

 

Marë nga: www.top-channel.tv

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top