Shqip

SHBA: Basha ka shkelur konsensusin, ka nxjerrë kërkesë të re

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, me një reagim të minutave të fundit ka denoncuar shkeljen e marrëveshjes për reformën nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Ambasada e SHBA është e zhgënjyer që vëren se pas deklarimit të një marrëveshjeje midis qeverisë dhe opozitës, kreu i opozitës, zoti Basha ka paraqitur një kërkesë të re të papranueshme”, thuhet në një deklaratë.

Ambasada amerikane vlerëson se, “ky zhvillim i fundit na detyron të arrijmë në përfundimin se kjo është një përpjekje e qëllimshme nga kreu i opozitës për ta bllokuar këtë reformë”.

“Paketa e reformës është gati dhe përmbush të gjitha standardet e Komisionit të Venecias, SHBA dhe BE. Nëse zoti Basha nuk i përmbush dot premtimet e tij, Qeveria e Shteteve të Bashkuara iu bën thirrje anëtarëve të Parlamentit që individualisht ta miratojnë këtë reformë më 21 korrik”, thuhet më tej në deklaratë.

/ Top Channel

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top