Greqi Një tërmet me magnitude 5.7 i shkallës Rihter është regjistruar në ishullin e Qefalonisë.
Tërmeti është verifikuar rreth orës 05:08 minuta me orën lokale dhe epiqendra e tij ka qenë 12 km nga qyteti i Liksurio, që u godit nga një tjetër tërmet më 26 janar të këtij viti.
Sipas të gjithave informacioneve, në ishull ka dëme të mëdha materiale por për fatin e mirë nuk ka viktima. Sipas drejtorit të Spitalit të Liksurit deri tani janë 10 të plagosur lehtë të cilëve u është dhenë ndihma e shpejtë në spital.
Në Qefalonia sot do shkon për inspektim ministri i Brendëshëm Nikos Dhendhias, ndërkohë që Ministri i Mbrojtjes i Greqisë vuri në zbatim planin special të ministrisë të mbrojtjes Greke për raste përballimi emergjencash dhe katastrofash natyrore.
Shkollat në ishullin e Qefalonias do të qëndrojnë të mbyllura deri të mërkurrën
albanians.gr
Foto të marra nga site të ndryshëm si NEWS247.GR , INKEFALONIA, PORTONI.GR
Foto
