ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Serbia largoi stemën e shtetit të Kosovës nga dokumentet e Gjykatës

PRISHTINE- Aktvendimet e Gjykatave të Kosovës që nga fillimi i vitit 2013,

PRISHTINE- Aktvendimet e Gjykatave të Kosovës që nga fillimi i vitit 2013,

 

nuk e kanë stemën e Republikës së Kosovës. Në një vendim të Gjykatës për Kundërvajtje në Prishtinë të marrë në tetorin e 2012-ës shihet qartë stema që identifikon Republikën e Kosovës. Por, tetë muaj më vonë stema nuk shihet më në aktvendimet gjyqësore. Petrit Zogaj nga lëvizja “FOL” ka thënë se logot e Republikës së Kosovës po tentohet të hiqen nga çdo dokument shtetëror, siç transmeton “KTV”.

Ai mori shembull edhe këmbënguljen e serbëve për fletëvotimet e tre nëntorit që të mos kenë logo dhe tha se nëse kjo është strategjia atëherë negociatat në Bruksel kanë filluar ta zbehin shtetin e Kosovës në letër dhe jo vetëm në veri, por edhe në jug të Kosovës. Por pretendimet se kjo ka ardhur si pasojë e bisedimeve me Serbinë i hedh poshtë autoriteti më i lartë i gjykatave në vend.

Kreu i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, zotohet se largimi i stemës së Republikës nuk ka të bëjë asgjë me bisedimet me Serbinë. Megjithatë shoqëria civile kërkon t’i bëhet një interpretim kushtetues mospërdorimit të stemës së Kosovës në Vendimet e Kosovës

www.shqiptarja.com

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top