Shqip

Serbia dhe Shqipëria mund të përjashtohen nga kualifikueset

Komiteti i Disiplinës i UEFA-s do të mblidhet sot në Zvicër për të analizuar raportin e arbitrit të ndeshjes Serbi-Shqipëri (anglezit Martin Atkinson) dhe atë të delegatit të ndeshjes, Harry Been. Por, vendimi për ngjarjet e mbrëmjes së 14 tetorit do të merret më 23 tetor dhe mund të jetë shumë i rëndë jo vetëm për organizatorët e ndeshjes.

Sipas gazetës spanjolle sportive ‘AS’, do të ketë ndëshkime shembullore për të dyja kombëtaret pas incidenteve që ndodhën në stadiumin e Partizanit të Beogradit. Madje, gazeta madrilene shkon deri aty sa merr në konsideratë mundësinë e përjashtimit nga faza kualifikuese e të dyja kombëtareve.

‘AS’ nënvizon se për herë të parë në 6 muajt e fundit, Joseph Blatter (presidenti i FIFA-s) dhe Michel Platini (presidenti i UEFA-s) janë të të njëjtit mendim përsa i përket një çështjeje.

“Ajo që ndodhi është e papranueshme, nuk ka asnjë justifikim”, tha Platini.

“E dënoj me forcë atë që ndodhi”, tha Blatter.

Gazeta e mbyll shkrimin duke cituar një burim të sajin në UEFA: “Ndëshkimi do të jetë shembullor dhe do të vijë shumë shpejt.”

BURIMI www.top-channel.tv

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top