Selanik Greqi. Një aksident i rëndë ka ndodhur para disa ditës në rrugën nacionale Selanik Edhesë ku si pasojë ka humbur jetën një emigrant shqiptarë.
Aksidenti ka ndodhur në kilometrin e 58 të rrugës nacionale Selanik Edhesa, dhe viktima është 23 vjeçar nënshtetas Shqiptarë. Sipas policisë motorri të cilin e drejtonte 23 vjeçari u përplas me një makinë që drejtohej nga një 22 vjeçar. Si pasojë e aksidentit 23 vjeçari u plagos rëndë dhe ndërroi jetë në spital mbas disa ditësh. 22 vjeçari nënshtetas grek u plagos lehtë.
Hetimet për ngjarjen i ka marrë përsipër Policia Rrugore e Janica.
Mediat Greke nuk kanë bërë publike emrat e viktimës dhe të plagosurit.
Por siç raportojnë mediat shqiptare, 23 vjeçari që humbi jetën në këtë aksident quhet Fatos Fiqiri Miska me origjinë nga Prevalla e Librazhdit. I ndjeri jetonte me vëllain e tij në qytetin e Korinthit, 21 vjeçarin Florian Miska. Dy të rinjt punonin në Greqi me punë sezonale.
Sipas mediave shqiptare, një pjesë e familjarëve të emigrantit kanë udhëtuar nga Librazhdi në Selanik për të kryer veprimet e tërheqjes të trupit të të ndjerit, kurse një pjesë e famlijes, gjithëmonë sipas mediave shqiptare, kanë shkuar në Policinë e Librazhdit ku kërkojnë hetime të mëtejshme për vrasje.
Sipas ligjit grek shoferi i makinës, gjithësesi është i akuzuar për vrasje, edhe në rastin që vërtetohet që është i pafajshëm, dhe do dënohet për vrasje pa paramendim dhe pa dashje. Pra sido që të jetë kemi të bëjmë me një vrasje.
Por para disa ditësh, u hap lajmi i rremë se një emigrant shqiptarë me emrin Fatos Miska u vra me armë nga policia greke. Lexoni këtu më shumë detaje dhe disa nga arsyet e mundëshme që pse disa pseutblog dhe pseutogazetarë përhapë një lajm të tillë Hapet lajmi i rremë se u vra nga policia greke një emigrant shqiptarë Provokacion apo paturpësi?
Për Albanians.gr
Gaston Sanxhaku
Hapet lajmi i rremë se u vra nga policia greke një emigrant shqiptarë Provokacion apo paturpësi?
