ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Schumacher në luftë me vdekjen

Michael-Schumacher-michael-schumacher-30374805-1024-768

Michael Schumacher vazhdon të mbetet në gjendje kritike dhe po lufton me vdekjen.

Mjekët e qendrës spitalore të Grenobles dhanë paraditen e së hënës informacionet e fundit rreth gjendjes së shtatë herë kampionit të Botës në Formula 1: “Gjendja vazhdon të mbetet kritike dhe nuk mund të themi asgjë për të ardhmen.”

Mjekët kanë theksuar se Michael Schumacher nuk është operuar për herë të dytë dhe nuk pritet të operohet sërish.

Schumi u aksidentua paraditen e së dielës ndersa ishte duke bere ski gjate pushimeve dimerore me familjen e tij.

Sipas komunikates zyrtare, ai ka mberritur ne spital ne gjendje kome dhe i eshte nenshtruar me urgjence nje nderhyrjeje kirurgjikale ne tru, por gjendja e tij mbetet kritike. Nuk eshte e qarte nese ai vazhdon te jete ne gjendje kome. Sipas mediave franceze, ai ka pesuar nje hemorragji cerebrale si pasoje e nje traume kranike.

Ne spital me te gjendet bashkeshorjta Corina dhe dy femijet, nderkohe qe tifoze te shumte jane mbledhur prane spitalit ku ai po kurohet, duke pritur per informacione.

 

burimi www.top-channel.tv

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top