Shqip

Sarandë Kapen 35 klandestinë, kishin hyrë nga Greqia

Një automjet me 35 klandestinë sirianë dhe palestinezë është kapur mbrëmjen e djeshme në veri të fshatit Lukovë.

Sipas “Shqiptares”, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40 të së mërkurës, në vendin e njohur ish-SMT-ja, ku policia ka pikasur një automjet tip fugon mallrash të markës ‘Fiat’ me targa FR 6650 C. Por drejtuesi nuk i është bindur forcave të policisë për të ndalur, dhe ka manovruar duke u futur në një rrugë dytësore.

Më pas ai braktisi mjetin i cili ishte ende në ecje dhe rrezikonte të rrëzohej në disa metra lartësi. Policia mbërriti në kohë, dhe gjatë kontrollit arriti të gjejë brenda tij 34 persona, shtetas të huaj, mes tyre 2 gra dhe 2 fëmijë.

Pas verifikimit, u mësua se automjeti kishte hyrë nga Greqia dhe se do të shkonte në drejtim të Malit të Zi. Klandestinët u shoqëruan për në komisariat, ndërkohë që vijojnë hetimet për arrestimin e personit i cili braktisi automjetin që drejtonte.

Burimi http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=57496&kat=95

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top