Shqip

Samiti i Diasporës në Tiranë Një nismë që duhet të vazhdoj dhe në të ardhmen

Samiti i Diasporës në Tiranë Një nismë që duhet të vazhdoj dhe në të ardhmen

Mes datave 18-20 Nëntor, u organizua në Tiranë, Samiti i Parë i Diasporës Shqiptare. Rreth 1000  shqiptarë nga rreth 40 vënde të Botës , u mblodhën për herë të parë në Tiranë.

Si përfaqësues i www.albanians.gr në këtë Samit pata nderin të marr pjesë në këtë eventiment të rëndësishëm për diasporën shqiptare , të parin në llojin e tij, dhe këtë eksperiencë do mundohem ta ndaj me ju përmes kësaj faqeje. Kuptohet që aq sa mundem, sepse ky event ishte shumë i madh, dhe ishte e pamundur ta ndjekësh të gjithë.

Ftesat për në Samit na kishin ardhur që heret, që në fund të verës, kështu që na u krijua mundësia të merrnim masat e transportit. Por gjatë gjithë kohës nga ardhja e ftesës deri në fillimin e Samitit, nga organizatorët e Samitit informoheshim rregullisht për  organizimin e Samitit, panelet që do organizohen, ekskurisonet etj.

samiti-i-diaspores-ne-tirane-11

Ja dhe dita e shumëpritur erdhi. Udhëtimi nga Athina për në Tiranë ishte i qetë. Surpriza e parë na priste që në Aeroportin Ndërkombëtarë “Nën Tereza”, ku në sportelet e vulosjes të pasaportave, ishte një sportel i veçantë për të gjithë ata që udhëtonin me qëllim pjesmarrejn në Samit.

Ne Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ishte hapur sekretarjati i Samitit, ku të gjithë pjesmarrësit bënin konfirmimin e tyre, dhe merrni kartelën e tyre si dhe një çantë me logon e Samitit, ku përveç të tjerash kishte një reviste rrëth Samitit, personave që ishin ftuar në panele, me një CV të vogël të tyre, programi, etj.

Mbasditen e së premtes 18 Nëntor, të gjithë pjesmarrësit u mblodhën në Pallatin e Kongreseve ku me autobuzë u shoqëruan për në Pallatin e Brigadave, ku do bëhej hapja zyrtare e Samitit.

Pallati i Brigadave, Pallati Mbretëror Shqiptarë, që siç u shpre Kryeministri Edi Rama, nuk ka ndejtur kurrë asnjë Mbret, ishte  një godinë madhështore. luksoze me sallone të mëdha dhe tavane të larta. Pjesmarrësit i priste në oborr banda e Ushtrisë dhe në hyrje trupa e nderit e Gardës së Republikës.

samiti-i-diaspores-ne-tirane-9

Në Pallatin e Brigadave ishin mbi 1000 vetë. Samiti filloj me shfaqjen e një dokumentari rreth historisë të emigracionit shqiptarë. Mbas Himnit Kombëtar filluan dhe përshëndetjet e rastit nga Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati, nga Presidenti i Kosovës Hasim Thaçi etj por fjalën mbyllëse e bëri Kryeministri i Shqipërisë, “i zoti i shtëpisë”( siç e quajti prezatuesja) Edi Rama.  Nuk dëshiroj të hyj në detaje të fjalimit, se për këto janë shkruajtur dhjetra artikuj dhe është bërë transmetim direkt. Fjalimi i  kryeministrit ishte shumë i ngrohte , pa përmbajte politike apo nacionaliste, dhe shumë herë u shoqërua nga duartrokitjet e të pjesmarrësve.  Mbrëmja mbaroj me përpjekjen e qindrave pjesmarrësve për të bërë një foto me kryeministrin, që u kthye në një beteje shtyrjesh, sidomos nga moshat më të mëdha, që të krijonte përshtypjen se arsyea që kishin ardhur në këtë Samit ishte fotografimi me kryeministri Rama. Dhe nga ana e tij kryeministri bëri aq sa mundi (foto).

Kjo mbrëmje ishte mbrenslënëse, por shije shumë të keqe le mospjesmarrja e Presidentit të Republikës, si qytetari i parë i një vëndi, dhe aq më shumë kur në këtë takim ndodhej dhe Presidenti i Kosovës. Shumë u thanë e shumë u shkruajtën edhe për këtë mospjesmarrje. Disa thanë nuk e ftuan disa nuk erdhi për arsye politike ngaqë ky Samit organizohet nga Qeveria (e majta). Gjithësesi mos pjesmarrja e Presidentit në këtë mbrëmje, (dhe as në një aktivitet gjatë gjithë Samitit) la një shije jashtëzakonisht të keqe, dhe na vërtetoj se politika shqiptare do shumë për të qënë në lartësinë e duhur, ka shumë akoma deri sa të arrij të ketë kulturën politike elementare.

Të shtunën 19 Nëntor,  ishte dhe dita më e rëndësishme, ku u organizuan rreth 9 panele me tematika të ndryshme diskutimi, tematika që mbulojnë të gjithë sektorët që nga ekonomia, zhvillimi, gjuha , kultura dhe shërbimet konsullor etj. Personalisht morra pjesë në 2 panele , Paneli I “Zhvillimi ekonomik në Atdhe dhe roli i Diasporës” dhe paneli II “Zhvillimi ekonomik në Atdhe dhe roli i Diasporës”, edhe pse të gjithë panelet ishin shumë interesante dhe do kisha dëshirë të isha tek të tëra, por kjo do bënte të zgjaste Samiti edhe 4-5 dit të tjera.

samiti-i-diaspores-ne-tirane-6

Pa dashur të hyj në hodhësira, në panelet ku morra pjesë un, u fol për arritjet ekonomike të vëndit, për sfidat që ka akoma ekonomia e vëndit, për reformat që do ndërrmeren në sektorin ekonomik dhe të turizmit si dhe si mund të kontribuoj diaspora shqiptarë në këtë fushë, dhe sidomos në sektorin e Turizmit, ku dispora jonë mund të luaj një rrol vëndimtar në promovimin e Shqipërisë, por dhe për faktin që  turizmi shqiptarë në një masë mbi 80% konsiderohet si turizëm patriotik, pra 80% e turistëve në Shqipëri janë ose nga Kosova e Maqedonia, ose emigrantë që kthehen për pushime në Shqipëri. (Greqia ishte në vënd të 4 mbas Kosovës, Maqedonisë dhe Italisë). Në fund të diskutime u bënë pyetje nga pjesmarrësit, ku fatkeqësisht pjesa dërrmuese ishin pytje jo të interesit të përbashkët apo kolektiv, por të aspektit privat, ku dominoj çështa e pronave.

samiti-i-diaspores-ne-tirane-10

 

Në dreke për të gjithë të pranishmit u shtruan 2 dreka, njëra në Hotel Internacional(15katëshi), tjetra në Ministrinë e Jashtme. Personalisht morra pjesë tek e para, ku i zoti i shtëpisë ishte Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Dhe me të vërtetë mikpritja ishte fiks siç e do zakoni. Përveç bufesë me shije tradicionale , përshtypje jashtëzakonisht të mirë më bëri sjellja e Kryetarit të Bashkisë, i cili priti një nga një personalisht pjesmarrësit, u dha hapsirë të fotografoheshin me të dhe të bashkëbisedonin me të.

Mbasditen e të Shtunës në hollin e Pallatit të Kongreseve, u bë bashkëbisedimi i kryeministrit Rama, me të pranishëmit, një bashkëbisedim që e transmetuam live edhe nga faqja jonë në Facebook, Rinia Shqiptare në Greqi. Pyetjet ishin nga më të shumtat, dhe kjo zgjati rreth 2 orë, më shumë se çishte parashikuar, dhe do të zgjaste dhe ditë të tëra, por mos të ishte koncerti në Teatrin e Operas dhe Baletit, aktivitet që e përdori me shumë mjeshtëri dhe dipllomaci kryeministri Rama, për të mbyllur takimin. Se po të ishte për ne, akoma duke pyetur do ishim, dhe ai akoma duke dhënë përgjigje.

 

Sa për koncertin tek Teatri Kombëtarë i  Operas dhe Baleti, me Operen Skenderbeu, fjalët janë të pakta , dhe do duhen artikuj të tjerë që të përshkruajmë emocionet që krijuan. Ishte diçka e mahnitshme, nga ta fillosh më përpara nga “Vallja e Daulles” , kori i Kryengritësve , “Më thoni male ku e kam djalin” etj etj. Ishte një aktivitet i mahnitëshëm, ku të gjithë ata që patën rastin të ishin të pranishëm ngelën të impresionuar.

samiti-i-diaspores-ne-tirane-7

Të Dielën 20 Nëntor që ishte dhe dita e fundit e Samitit, ishte e ndarë në 2 pjesë, gjatë mëngjesit ishin organizuar udhëtime dhe vizita në disa qytete dhe institucione, dhe mbasdite ishte mbyllja zyrtare e Samitit, që u quajt Mbrëmja e Shqiponjave të Arta. Rreth 15 organizata dhe individ morrën nga një shqiponjë të artë. Nga komuniteti jonë në Greqi Shqiponjën e Artë , çmimin “Mesoj gjuhen shqipe” e morri Aurela Konduri, mësuese e gjuhës shqipe në Greqinë e veriut, çmim që ju dha nga ministrja e Arsimit dhe Sportit znj.Lindita Nikolla.

samiti-i-diaspores-ne-tirane-8

Mbrëmja e Shqiponjave të Arta, ose mbrëmja Gala, siç e kishim në program, pati për mendimin tim disa të meta, së pari zgjati shumë me fjalime, gjë që u ndje në të gjithë te pranishimit, dhe së dyti dhe ketu u ndje shumë mospjesmarrja e Presidentit por edhe kryetarit të opozitës, i cili siç deklaroj dhe vetë kishte ftesë por ishte e pamundur të merrte pjesë. Kjo sjellje personalisht me thelloj opinionin që kisha se partia në opozitë kurr nuk është interesuar për emigrantët shqiptarë nëpërbotë, dhe sjellja e saj e vërteton këtë besim.

Duke dashur të mbyll këtë shkrim të gjatë, do doja të theksoja se organizimi i Samitit të parë të Diasporës Shqiptare , është një nga aktivitetet më historike që janë bërë kohët e fundit. Për herë të parë emigrantëve shqiptare, diasporës shqiptare, ju dha një mundësia te bashkëbisedojnë,, të njohin njërin tjetrit, të shkëmbejnë ide, dhe pse jo (edhe pse mua sme pëlqen) të thojnë hallin e tyre.  Për herë të parë një qeveri shqiptare kujtohet për shqiptarët që ndodhen anembanë botës. Për herë të parë një qeveri shqiptare shpreh mirënjohjen dhe falenderimin për kontributin që kanë dhënë shqiptarët për Shqipërinë dhe për Kosovën, për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, promovimin e saj etj.

samiti-i-diaspores-ne-tirane-4

Organizimi i Samitit të Diasporës, është hapi i parë. Është fillimi, është nisja nga 0 tek 1, që zakonisht është dhe pjesa më e vështirë, sepse nga 1 tek 10 arrihet, por më e rëndësishmja është të bësh fillimin.

Uroj që ky aktivitet, kjo nismë e qëverisë shqiptare të mos ngelet këtu, por të vazhdoj të bëhet dhe të organizohen çdo herë e më mirë, çdo herë dhe me pjesmarrje më të madhe. Shqipëria siç tha dhe kryeministri Rama, nuk do ekzsistonte po mos të kishin qënë emigrantët shqiptarë nëpër botë. Dhe emigrantët, të gjithë ne shqiptarët kudo që ndodhemi kemi akoma shumë për ti dhënë Shqipërisë.

 

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top