Samiti i Diasporës 18-20 nëntor 2016 në Tiranë
Samiti është një aktivitet madhor që organizohet për herë të parë nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Z. Edi Rama në datat 18-20 nëntor 2016 në Tiranë.
Samiti do të mbledhë individë të shquar nga fusha të ndryshme, drejtues apo përfaqësues të organizatave të ndryshme në diasporë si edhe anëtarë të saj nga të gjitha vendet e botës.
Samiti do të jetë kuvendi i parë gjithëshqiptar për të analizuar, së bashku me autoritetet si dhe aktorë të tjerë të vendit, të gjitha mundësitë për vendosjen e një bashkëpunimi të njëmendtë mes atdheut dhe diasporës shqiptare në botë.
Samiti do të jetë një aktivitet jopolitik bazuar në parimin gjithëpërfshirës, me dëshirën për të vendosur një urë komunikimi gjithnjë të dëshiruar por të munguar dhe për të krijuar një mekanizëm komunikimi, bashkëpunimi dhe ndërveprimi të qendrueshëm mes atdheut dhe bashkëkombësve jashtë vendit.
Programi i Samitit
Samiti do zhvillohet gjatë datave 18-20 nëntor 2016 në Tiranë
Hapja e Samitit do bëhet të Premten 18/11 tek Pallati i Brigadave ku do bëhet dhe pritja zyrtare nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama
Ditën e shtunë 19/11 do organizohen disa panele diskutimi të cilat janë
- Paneli I : “Zhvillimi ekonomik në Atdhe dhe roli i Diasporës”
- Paneli II : “Turizmi shqiptar, realiteti dhe perspektiva”
- Paneli III : “Kultura, hapësira jonë e përbashkët pa kufi. Arti dhe Kultura pasaporta jonë”
- Paneli IV : “Dija mbi të gjitha: Të ruajmë gjuhën dhe identitetin”
- Paneli V : “Të ndërtojmë rrjetin ndërshqiptar të aftësive”
- Paneli VI : “Sipërmarrja e të rinjve – the start up culture”
- Paneli VII : “Organizimi i Diasporës dhe roli i saj në zhvillimin e Atdheut: Eksperienca nga bota”
- Paneli VIII : “Përfaqësitë Diplomatike dhe Diaspora: drejt një bashkëveprimi më efikas dhe modern”
Gjithashtu të njëjtën ditë do zhvillohet në hollin e Pallatit të Kongreseve dhe bashkëbisedim i Kryeministrit me Diasporën, kurse në mbrëmje do zhvillohet në Teatrine Operas dhe Baletit Koncert i organizuar nga Ministria e Kulturës
Më datë 20 Nëntor janë parashikuar të organizohen vizita në disa qytete historike si
Tiranë: Vizita në institucionet kulturore të kryeqytetit
- COD (Kryeministri)
- Biblioteka Kombëtare
- Galeria Kombëtare e Arteve
- Muzeu Historik Kombëtar
Durrës Amfiteatri
Krujë Kalaja/Muzeu
Berat Kalaja/Muzeu
Shkodër Kalaja/Muzeu Marubi
Vizita Tematike: Vizitë tek Bashkia e Tiranës (Tarraca e Gjelbër)
Vizitë e projekteve në kryeqytet:
- Pazari i Ri
- Bulevardi i Ri
- Vizitë në Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve
- Vizitë në Qendrën Universitare Spitalore “Nënë
- Tereza” (mjediset e onkologjisë, hemodinamikës, neurokirurgjisë)
- Qendra Spitalore Rajonale Durrës
Në mbrëmje do organizohet Mbrëmje Gala për të gjithë pjesmarrësit.
Në samit janë ftuar përfaqësues nga e gjithë diaspora shqiptare nëpër Botë. Dhe nga Greqia janë ftuar me dhjetra përfaqësues shoqatas dhe organizatash joqeveritare, që merrem me vite me çështjet e emigracionit dhe kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për komunitetin shqiptare në Greqi.
