ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Samiti i Berlinit Kapitull i ri i Ballkanit me BE-në VIDEO

Kancelarja gjemrane Angela Merkel, kreu i Komisionit Europian Hose Manuel Barroso dhe kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së përbashkët dhe me kryeminstrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor kanë dalë në konferencë për shtyp.

Duke falenderuar kancelaren Merkel për këtë iniciativë, kryeministri Rama i cili foli në emër të kryeministrave të rajonit tha se është më mirë të punojmë se bashku se të kemi ndasi. Rama theksoi se kjo konferencë është shpresa për një të ardhme më të mirë.

Rama u shpreh se ky takim vjen në një vit të shënuar, ku Ballkani për herë të parë është në paqe. Ai theksoi gjithashtu se pavarësisht skepticizmit të disa vendeve, Ballkani vijon ta shohë Bashkimin Evropian si frymëzim për një të ardhme më të mirë.

Fjala e Kryeministrit Edi Rama në Konferencën për Ballkanin në Berlin‏

“Sot jemi në një këtë çast historik, që na mblodhi në emër të shpresës për një të ardhme më të mirë. Ky ka qenë një moment i rëndësishëm i Ballkanit Perëndimor se po të kthejmë kohën pas në luftën që nisi 100 vjet më parë, duhet të ndalojmë për 1 moment e të reflektojmë se përse ky takim është i rëndësishëm. Këtu vlerësohet roli i Evropës për rolin e paqes dhe askush nuk meriton më shumë meritë se kancelarja Merkel. Në emër të gjithë Ballkanit Perëndimor vlerësoj përpjekjet e Kancelares për përmirësim të situatës dhe për brezat e ardhshëm. Jam dakord që ky takim të bëhet rregullisht, ndërkohë që në vendet tona vijojmë hapat për bashkimin e suksesshëm të demokracisë. Jemi të vetëdijshëm se në vende të ndryshme ka zhgënjim për BE por ne e shohim jo vetëm si sukses por edhe si frymëzim dhe madje duke ndërmarrë hapat e nevojshëm. Na u desh të bënim përparim për të treguar fuqinë e Evropës si fuqi frymëzuese. Mbetet ende rrugë e qartë për të bërë, ndërsa afrohej 100 vjetori i fillimit të Luftës së Parë, nuk kishte për herë të parë luftë. Anembanë botës shohim konfliktet që lindin nga pikëpamje të ndryshme dhe rrokin shpatat e kundër njëri-tjetrit. Është më mirë të punojmë se bashku se të kemi ndasi. Evropa mund të veprojë si një far ndriçues për Evropën”, ka thënë Rama.

Shefi i qeverisë shqiptare tha se vendet e rajonit janë të vetëdijshme se ka ende punë për tu bërë që BE të na shikojë si aleatë të besueshëm. Megjithatë theksoi Rama ashtu siç mund Evropa të na ndihmojë edhe ne mund të ndihmojmë Evropën.

Në këtë kuadër, kryeministri shqiptar theksoi se vendet e rajonit mund të ofrojnë shumë për Evropën, që do të sjellin të mira të ndërsjellta.

“Ne përmballemi me sfidat për mbrojtjet e kësaj vlere nga kërcënimet në derë të Evropës. Jemi të vetëdijshëm se duhet të veprojmë për të krijuar ndryshimet e nevojshme që BE të na shohë si aleat e partnerë të besueshëm, nga institucione ekonomike e politike të cilat mund të besohen me kusht që ju ashtu si edhe ne të tregohemi të gatshëm. Megjithatë ashtu siç mund Evropa të na ndihmojë edhe ne mund të ndihmojmë Evropën. Ne jemi një rajon që e ka të qartë të ardhmen e vetë. Ajo që shpresojmë se kemi qenë në gjendje të bëjmë, nuk është një marrëdhënie ku ne kërkojmë dhe BE thotë po, por një marrëdhënie ku ne mund të ofrojmë shumë. E dimë se mund të bëjmë më shumë në infrastrukturë. Shqipëria ka qarkulluar një dokument pune për nisma të përbashkët me vendet e rajonit. Ky dokument ka të bëjë me projeket e përbashkëta në infrastrukturë, energjitikë, mbështetje për bizneset e vogla dhe ndërmarrjet e investimet e huaja. Kjo do të na sjellë të mira të ndërsjellta dhe unë jam entuziast se kemi ndërmarrë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim. Ne e dimë që duhen bërë ndryshime por ne e dimë që çmimi është i madh por jemi të gatshëm të punojmë pa pushim që kjo të arrihet”, deklaroi shefi i ekzekutivit shqiptar.

Rama: Harmonia fetare vlera më e madhe e Shqipërisë dhe arsyeja e vizitës së Papa Françeskut
Rama u ndal edhe tek vizita e Papa Françesktut, ku theksoi se është harmonia fetare vlera më e madhe e Shqipërisë, dhe arsyeja kryesore e ardhjes së Atit të Shenjtë në Shqipëri.

“Është pikërisht harmonia fetare një nga arsyet se pse Papa Françesku viziton Shqipërinë, në një kryeqytet evropian ku harmonia fetare është vlera më e madhe. Ne përmballemi me sfidat për mbrojtjen e kësaj vlere nga kërcënimet në derë të Evropës.” u shpreh Rama

Rama: Takohem me Vuçiç më 22 tetor në Beograd
Kryeministri Rama foli edhe për takimin që ai do të zhvillojë, ku konfirmoi se ai do të mbahet më 22 tetor, ashtu siç është edhe ftesa e homologut serb. Kryeministri shtoi se janë shumë gjëra për të diskutuar me Aleksandër Vuçiç, dhe siç theksoi Rama edhe shumë potencial për zhvillim e bashkëpunim.

“Po do të vizitoj Beogradin më 22 tetor pas ftesës së bërë nga kryeministri Vuçiç. Është një hap më tej drejt së ardhmes. Kemi shumë gjëra për të diskutuar e potencial për bashkëpunim sa duhet të punojmë së bashku, por sigurisht edhe mes shqiptarëve dhe serbëve për të siguruar se nga kjo erë e re njerëzit të përfitojnë sa më shumë. Është viti i parë që jemi në paqe. Sigurisht kemi probleme që duhen zgjidhur por duhet tqë kërkojmë mundësi për t’u siguruar.” tha kryeministri shqiptar

BURIMI http://www.shqiptarja.com/home/1/berlin-rama-be-nj–frym-zim-merkel-integrimi-do-varet-nga-ju-235634.html#sthash.JPa6PvEZ.dpuf

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top