ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Samaras Ju shmangëm falimentimit. Ekonomia do rikëmbet

antonis samaras

Kryeministri grek Antonis Samaras ka deklaruar në një konferencë të Dhomës greko-amerikane të Tregtisë se ekonomia greke do të rikthehet në ritmet e zhvillimit vitin e ardhshem pas një recensioni gjashtëvjeçar.

Duke theksuar se projektbuxheti i paraqitur ne parlament ka tregues qe Greqia ka arritur sivjet nje teprice primare, ai ka shtuar se me e keqja per vendin kaloi dhe se viti i ardhshëm do të jetë një vit i rimëkëmbjes së ekonomisë.

“Rimekembja do te filloje vitin qe vjen.Teprica do të konfirmohet në fund të vitit dhe me pas plotësisht në pranverë nga rezultatet e EUROSTAT. Kjo do të lejojë qe disa padrejtësi sociale të korrigjohen”, tha Samaras.

Samaras eshte fokusuar tek çmimi i madh qe ka paguar vendi deri tani ne perballjen me krizen si humbja me 25% e PPB,renia me 40% e nivelit te jeteses, rritja me 27.5% e papunesise dhe me 60% tek te rinjte. Por tashme sipas tij Greqia ka pushuar së prodhuari deficite dhe do të prodhojë produkte konkurruese.

“Kjo na frikëson sot kur vlerësojmë se vetëm në pesë vjet grekët kanë humbur 40 % të nivelit të jetesës që gëzonin para krizës. Imagjinoni nëse ne kishim braktisur euron, çfarë do të kishte ndodhur. Grekët do të kishin humbur 70% të nivelit te tyre te jeteses në vetëm tre muaj, jo ne pesë vjet dhe kjo do të thoshte shkatërrim të plotë”, tha Samaras.

Deklarata per rimekembjen e ekonomise greke,te pasuara nga kritikat e opozites, jane bere vetem disa ore pasi Samaras ne krye te nje grupi ministrash te kabinetit te tij, viziton Brukselin ku se bashku me presidentin e KE, Manuel Barroso jane pjese e nje takimi te kolegjit të komisionerëve, për të patur një shkëmbim pikëpamjesh në kuadër të fillimit te presidencës greke ne gjashtemujorin e pare te vitit 2014.

burimi www.top-channel.tv

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top