Shqip

Samaras: Greqia del nga memorandumi në fund të 2014-s

Samaras: Greqia del nga memorandumi në fund të 2014-s

 

Hapat e mëtejshëm për daljen e vendit nga kriza dhe vizionin e tij për Greqinë e epokës së pas memorandumit shtjelloi kryeministri grek, Antonis Samaras duke folur në ceremoninë për 40-vjetorin e krijimit të partisë konservatore greke ”Demokracia e re”, ndërkohë që nënvizoi se së shpejti vendi do t’i linte pas memorandumet.

“Japim garancinë se së shpejti Greqia, e vetme, do të mundë me dinjitet të rregullojë punët e saj. Greqia do të ketë përkrah saj edhe Europën, por edhe aleatin përtej Atlantikut. Ekonomia jonë mundet dhe do të gjejë së shpejti ritmet e zhvillimit ekonomik autonom”, deklaroi Samaras.

”Para dy vjetësh premtova dy gjëra, mosdaljen e vendit nga eurozona dhe nxjerrjen e tij nga kriza. E thamë dhe e bëmë, arritëm suficit primar, dolëm në tregje dhe tani, në fund të 2014-s do të dalim nga memorandumet. Vendi po rifiton kredibilitetin”, shtoi ai.

”Mirëpo, a po dalim nga memorandumi që të rikthehemi aty ku ishim, që të shpërndajmë përsëri para’ të marra hua? Jo. Po dalim për të krijuar një Greqi të re, të lirë, me meritokraci dhe dinjitoze, një Greqi për njerëzit e aftë dhe jo militantët e partive”, tha Samaras.

Më tej, kryeministri iu referua në veçanti rishikimit të kushtetutës duke thënë se deri në qershor 2016 do të kishte përfunduar faza e parë që do të finalizohej në parlamentin e ardhshëm.

”Në reforma do të përfshihet mdryshimi i mënyrës së zgjedhjes së presidentit të Republikës, që të mos mundet askush të bëjë më lojëra politike”, deklaroi kryeministri grek.

”Do të parashikohet krijimi i universiteteve joshtetërore, ndarje e mëtejshme e pushteteve, krijimi i Gjykatës Kushtetuese e tjerë”, theksoi Samaras.

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top