Shqip

Sa kanë ndryshuar Shqiptarët në dy fotografi?

Sa kanë ndryshuar Shqiptarët në dy fotografi

[maxbutton id=”5″]

Ishte sot në mëngjes sapo hyra në Facebook më zuri syri një foto që për mua si emigrant që jetoj vite në Greqi ishte e tmerrshme.

Janë krijuar grupe dhe lëvizje në Facebook të cilat kujtojnë disa rrethe neonaziste  , të cilët bëjnë thirrje që Shqipëria të mos pranoj asnjë refugjat…Foto skandaloze thot që “Refugjatët nuk janë të mirëpritur në Shqipëri-Shqiptarët të parët”

Sa kanë ndryshuar Shqiptarët në dy fotografi (2)

Duke parë këtë foto-thirrje skandaloze, automatikisht më erdhën në mëndje pamjet e viteve 1990-1997 ku rreth një milion shqiptarë, u larguan nga vëndi i tyre, emigruan për një fat më të mirë në vëndet e Europës por dhe më gjërë. Më erdhën n mëndje se si u pritën emigrantët shqiptar, si u mbajtët deri sa arritën të “bëhen zot të vetes” dhe të krijojnë jetën e tyre tashmë në emigracion.

Por më erdhi dhe në mendje dhe një pamje tjetër. Ishte viti 1999 kur makina kriminele serbe, po kryente gjenocidin më të tmerrshëm në Ballkan. Ku qindra mijëra shqiptarë të Kosovës po therreshin dhe masakroheshin nga serbët.

Ishte atëherë kur populli shqiptarë hapi dyert dhe futi në shtëpitë e tyre mbi 1.000.000 kosovarë. Ishte koha kur populli shqiptarë tregoj ane mbanë botës mikpritjen e tij dhe solidaritetin për njeriun.

Debimi i kosovarëve dhe përpjekja e tyre për të shpëtuar nga gjenocidi , simbolizohet nga foto e fëmisë të vogël që e kalojnë nga telat me gjëmba diku në kufi, për të shpëtuar.

Sa kanë ndryshuar Shqiptarët në dy fotografi (3)

Duke parë këtë foto, dhe thirrjen e sotme, i bëj pyetje vetes. Kaq shumë kanë ndryshuar shqiptarët? Ashtu si dhe kosovarët para 15 vitesh edhe sirianët tani po ikin nga vëndi i tyre jo për turizëm apo për punë, por për të shpëtuar jetën, për të shpëtuar fëmijët e tyre. Si ka mundësi, populli shqiptar, një popull që ka vuajtur kaq e kaq në kurriz, dhe e di shumë mirë çdo të thot të lesh vëndin tënd, të emigrosh, të largohesh nga vëndlindja të bëj thirrje të tilla.

Por  pastaj mendoj dhe qetësohem…ska mundësi…është një pakicë..mbase të numëruar në gishta, njerëz të cilët mendojnë kështu. Jan me siguri keqdashës që “nacionalizmi” i tepërt i ka djegur dhe atë pak mëndje që kanë..

Shqipëria dhe populli shqiptarë, sigurisht nuk është foto e thirrjes kundër refugjatëve, por Shqipëria dhe populli shqiptar është pamja e foshnjes..

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top