ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Sa emigrantë shqiptarë kanë përfituar nënshtetësi Greke me ligjin 38/38

Sipas një dokumenti  që dorëzoi

Sipas një dokumenti  që dorëzoi

në Parlamentin Grek zëvëndësministri i brendëshëm Haralabos Athanasiu , numri i emigrantëve që përfituan nënshtetësinë greke nga viti që u vu në zbatim ligji 38/38 deri më fund të vitit 2012 është 39.722 veta.

 

Nga datat 24.3.2010 deri në 22.8.2012 kanë marrë nënshtetësinë greke 4595 fëmijë që kanë lindur në Greqi nga të cilët 3501 ishin fëmijë emigrantësh shqiptarë.

 

Në të njëjtën periudhë kohore , në zbatim të ligjit 38/38 numri i studentëve shqiptarë që kanë marrë nënshtetësi greke arrin në 4740 veta. GJithësej nënshtetësi për arsye studimi kanë marrë 5550 emigrantë që jetojnë në Greqi.

 

Mbas shpalljes të ligjit 38/38 si antikushtetues dhe pezullimit të proçedurës të nënshtetësisë, janë në pritje 6033 kërkesa për nënshtetësi , nga të cilat 4574 janë kërkesa që kanë bërë emigrantë shqiptarë që jetojnë në Greqi.

 

Siç shihet emigrantët shqiptarë janë ato që kanë bërë më shumë kërkesa për marrjen e nënshtetësisë greke. Dhe kjo është komplet e llogjikëshme nga momenti që 71% e emigrantëve të ligjëshëm që jetojnë në Greqi janë shqipëtarë.

 

albanians.gr

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top