Tjetër shpërthim në Vollgograd të Rusisë. Një ditë pasi 17 persona humbën jetën në një stacion treni, 12 persona të tjerë vdiqën nga një sulm i ngjashëm pranë një tregu në distriktin e Dzerzhinskit, mëngjesin e së hënës.
Bomba ka qenë e vendosur në një autobus të mbushur me pasagjerë që po shkonin në punë. Shpërthimi ka shkatërruar autobusin dhe ka thyer dritaret e banesave përreth.
Një zëdhënës i grupit hetimor rus ka thënë se shpërthimet e dy ditëve të fundit po trajtohen si akte terroriste. Deri tani, asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë e këtyre sulmeve në Vollgograd.
Moska është e shqetësuar për faktin se grupe të ndryshme militante po rrisin gjithmonë e më shumë veprimtarinë e tyre në kuadër të Lojërave Olimpike Dimërore që do të mbahen në Sochi, në vitin 2014.
Në të gjithë Rusinë janë forcuar masat e sigurisë në stacionet e trenit dhe aeroporte.
burimi www.top-channel.tv
