
Rrugët e Shqipërisë tashmë online Zbarkojnë në vend makinat e Google
Këtë e konfirmoi edhe ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito.
“Kemi dëgjuar nga shumë prej përdoruesve tanë në Shqipëri se mezi presin ta përdorin shërbimin ‘Pamje të rrugëve’. Prandaj, sot jemi shumë të lumtur që ju njoftojmë për nisjen e udhëtimit si dhe për zbulimin e rrugëve dhe pikave më të bukura të Shqipërisë, për përdoruesit tanë anembanë botës. Kompanitë dhe përdoruesit shqiptarë do të përfitojnë gjithashtu nga te mirat e këtij shërbimi”, tha Antony Mcloughlin, Menaxher i Shërbimit “Pamje të Rrugëve” pranë Google.
Për shkak se shërbimi do të transmetojë imazhe nga zonat e populluara të Shqipërisë, të dhënat personale dhe privatësia janë një temë mjaft e ndjeshme. Google është i detyruar të respektojë të gjitha ligjet shqiptare që mbrojnë privatësinë dhe për këtë arsye, imazhet e “Pamje të rrugëve” do të mjegullojnë fytyrat dhe targat e automjeteve.
Pas marrjes së imazheve nga makinat e Google në rrugët shqiptare, do të duhen disa muaj për përpunimin e tyre dhe bërjen të disponueshme për përdoruesit.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja) – See more at: http://shqiptarja.com/news.php?id_legami=205570#sthash.oTJV9KXW.dpuf
