ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Rritje e ndjeshme e sulmeve rraciste në Greqi.

Lidhja e Regjistrimit të Sulmeve rraciste

Lidhja e Regjistrimit të Sulmeve rraciste ne Greqi, bëri publike të Mërkurën rezultatet e shifrave të sulmeve rraciste në Greqi, siç u regjistruan nga Janari i vitit 2012 deri në Shtator të të njëjtit vit.

Sipas të dhënave që u publikuan nga periudha Janar 2012 Shtator 2012 në Greqi u regjistruan këto sulme rraciste

154 sulme rraciste nga të cilat 151 mbi emigrantë dhe refugjat, 3 mbi qytetarë të Bashkimit Europian (1 grek, 1 bullgar dhe një romun)

Nga të dhunuarit 149 janë burra dhe 5 janë gra. Mosha mesatare e të sulmuarëve janë 27 vjeç për burrat dhe 24 vjeç për gratë. Gjithësej të sulmuarit janë nga 24 kombësi. Statutet e tyre ligjorë janë: 44 me azil politik, 4 refugjat politik, dhe 79 pa dokumenta dhe leje qëndrimi në Greqi

Vetëm 24 persona bënë denoncim në polici.

 

Harta e sulmeve

107 sulme rraciste mbi emigrantë u regjistruan në Athinë në zonat Agjios Panteleimonas, platia Attikis, Platia Amerikis dhe Omonia

23 sulme u regjistruan ne zona të tjera të Atikis

13 Sulme në Patra

3 në Korinth

 

Sulme rraciste edhe nga Policia Greke

Siç deklaroj lidhja, një nga të dhënat më shqetësuese ishte se në 25 raste sulmesh rraciste është e përfshirë dhe policia greke. 7 nga emigrantët që u dhunuan ndodheshin në qëndra mbajtjesh emigrantësh ose në rrajonet e policisë kurse 17 raste ndodhën gjatë fazës të kontrollit të emigrantëve nga punojësit e policisë në terren.

 

albanians.gr

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top