ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Rriten çmimet e Pashaportave dhe kartave të identitetit

Rriten çmimet e Pashaportave dhe kartave të identitetit. Sipas Top-Channel.tv duke filluar nga data 1 Janar 2015 rriten çmimet e pashaportave biometrike dhe kartave të identitetit.

Më konkretisht

Për pashaporta që do nxirren në Shqipëri çmimi do jetë 7.500 lekë nga 6.000 që është sot dhe karta e identitetit 1.500 leke nga 1.200. 

Për pashaporta që do nxirren në zyrat konsullore të vendeve të huaja ku banojnë emigrantët, pasaporta e re do të kushtoje 130 nga 108 euro që është sot, ndërsa karta e identitetit 12.5 nga 10 euro

Kjo rritje vjen, pas një vendimi të qeverisë Berisha të vitit 2013, i votuar edhe në parlamentin shqiptar, me anë të të cilit është rinovuar edhe për 10 vjet të tjera marrëveshja për prodhimin dhe shpërndarjen e dokumentave midis Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë dhe Grupimit Morpho dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan, në të cilën parashikohet edhe rritja e çmimeve me 25%

Burimi http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=283508

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top