ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Rrëzohet autobuzi me kosovarë. 30 të lënduar 15 fëmijë VIDEO

Rreth 50 shtetas të Kosovës, në mesin e tyre 12 fëmijë janë lënduar në një aksident rrugor të ndodhur në jug-lindje të Serbisë.

Mediat serbe njoftojnë se dhjetë prej tyre janë lënduar rëndë. Të gjithë pasagjerët janë shqiptarë që ishin nisur nga Podujeva për Salzburg të Austrisë. Sipas televizionit publik serb në autobusin nga Podujeva ishin edhe 12 fëmijë të cilët nuk janë në rrezik për jetë.

Ndërkohë në autobus ishin 49 pasagjerë. Mediat serbe thonë se ky aksident ka ndodhur të shtunën në mëngjes rreth orës shtatë. Në vend kanë dal ekipet urgjencës nga Prokuplja që erdhën për të ndihmuar dhe kolegët nga Kursumlija dhe Nishi, të cilët kanë nxjerrë jashtë pasagjerët e plagosur.

Pasagjerët e plagosur , sipas mediave Serbe janë dërguar në spital dhe fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën.

Burimi www.top-channel.tv

 

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top