Athinë. Ambasadori i Republikës të Shqipërisë në Greqi zoti Dashnor Dervishi u pirt dje në një takim zyrtar formal nga Ministri i Jashtëm i Greqisë z. Evangjelos Venizelos. Ky takim ishte i pari i dipllomatit shqiptarë, me ministrin e ri të jashtëm të Greqisë.
Ashtu siç dhe kishte deklaruar para Komisionit të Mbrojtjes dhe Politikës të Jashtëme të Parlamentit Grek, Venizelos ka theksuar në këtë takim se Greqia është tepër e interesuar që të zgjidhet sa më parë problemi i kufirit detarë mes Shqipërisë dhe Greqisë (LEXONI KËTU ARTIKULLIN Venizelos. Marveshja detare mes Shqipërisë dhe Greqisë , çështje që nuk pret)
Ambasadori i Shqipërisë zoti Dashnor Dervishi ngriti problemin shumë serioz të toponimeve, i cili po mban peng fëmijët e qindra emigrantëve. Ambasadori Shqiptarë ka kërkuar që mes dy palëve të ketë një zgjidhje sa më të shpejtë dhe përfundimtare të këtij porblemi.
Nga ana e tij Venizelos konfirmoi dëshirën e qeverisë greke të zgjidhë këtë çështje sa më shpejt dhe premtoi se stafi i tij do hyj në kontakt me Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë për të fillluar sa më parë puna për zgjidhje përfundimtare të këtij problemi. (LEXONI KËTU ARTIKULLI: Athina premton zgjidhje për problemin e toponimeve)
“Nuk duhet të lejojmë që disa çështje që ende nuk janë zgjidhur midis dy shteteve të bëhen pengesë për frymën e mirë të bashkëpunimit midis Athinës dhe Tiranës” ka qenë mesazhi i këtij takimi, që është zhvilluar në një frymë kosntruktive dhe bashkëpunimi.
Në këtë takim Ministri grek ka ftuar kryeministrin e ri të Shqipërisë Edi Rama të vizitoi Greqinë dhe të takohet me kryeministrin Grek Antoni Samara.
Dhe në fund Evangjelos Venizelos ka konfirmuar se do jetë pjesë e delegacionit grek që do vizitoi Shqipërinë në fillim të Nëntorit , delagacion i cili do kryesohet nga Presidenti i Republikës të Greqisë, Karolos Papulias.
albanians.gr
Lexoni më shumë
Venizelos. Marveshja detare mes Shqipërisë dhe Greqisë , çështje që nuk pret
Athina premton zgjidhje për problemin e toponimeve
