ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Roberto Carlos bëhet shqiptar!

Futbollisti brazilian Roberto Carlos është “kthyer’” në një shqiptar të vërtetë, madje nga ata me taban dhe tradita. Legjendës së Brazilit dhe Realit të Madridit i është dhuruar plisi dhe veshja kombëtare para ndeshjes miqësore ndërmjet Prishtinës dhe Sivassportit.

Kjo bëri që Carlos të dalë i emocionuar nga stadiumi i kryeqytetit, pas një pritje jashtëzakonisht të mirë nga ana e kosovarëve, por edhe pas fitores 2 me 0.

Por Carlos tha se nuk e kënaqi fitorja e ekipit të tij ndaj Prishtinës, por mirëpritja kosovare.

“Ndihem shumë i nderuar me pritjen tuaj, për ç’ka i falënderoj të gjithë këta njerëz të mirë. Për mua nuk është i rëndësishëm rezultati i takimit, sa është kjo pritje madhështore. Sa i përket ndeshjes, ajo vetëm na shërben për t’iu qasur më mirë kampionatit turk”, ka deklaruar Carlos pas takimit.

/Shekulli Online/E.H./

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top