Në një ambient të ngrohtë, të bukur dhe cilësorë, rinia festoi festat e Nëntorit me këngë e me valle.
Gjatë mbrëmjes u bë një referim tek festat që festojmë, u këndua himni kombëtar dhe aktiviteti vazhdoi me këngë e me valle popullore shqiptare. Organizuesit përcollën këtë mesazh tek të ftuarit:
Mesazhi i 28 Nëntorit nuk duhet të mbetet vetëm në librat e historisë por duhet ta kalojmë në brezat e rinj, anija e vogël që e ka emrin Shqipëri ka kapërcyer shumë furtuna dhe vështirësi por megjithatë arriti të mbijetojë falë kulturës dhe atdhedashurisë së popullit shqiptar.
Duhet të jemi krenarë për vendin tonë, të çmojmë kulturën dhe vlerat që kemi, të mos harrojmë fjalët e Sami Frashërit: Populli shqiptar ndonëse i vogël ka vlerat e tij, të drejtën e ekzistencës dhe ka kontribuar në pasurimin e kulturës botërore.
Ju falënderojmë të gjithëve për përkrahjen që na jepni, me ndihmën tuaj vazhdojmë përpjekjet për ruajtjen e identitetit shqiptar.
Për të parë foto rreth aktivitetit shikoni këtu: http://www.facebook.com/albanikineolaia
