Shqip

RINIA (Rinia Shqiptare ne Greqi)

Albanians.gr është portali i parë dhe më i madh që i dediktohet shqiptarëve që ndodhen në Greqi. Dhe tani për pak ditë mbush 7 vjet funksionimi. 7 vjet në shërbim të emigrantëve shqiptarë në Greqi. LEXONI MË SHUMË KËTU Albanians.gr 7 vjet në shërbim të emigrantëve shqiptar në Greqi

Shërbimet e Albanians.gr

Grupi Albanians.gr përbëhet nga disa element të lidhur ngushtë me njëri tjetrin, të cilët si rezultat japin këtë punë të shkëlqyer.

RINIA

(Rinia Shqiptare ne Greqi)

 rinia2

Zhvillimi i mediave sociale, si Facebook, Youtoube, Twitter etj sollë një revolucion të vërtetë në përdorimin e internetit, si dhe krijuan mundësinë njerëzit të vijnë në kontakt me njëri tjetrin me lehtë se kurrë.

Duke ndjekur zhvillimet, dhe duke hecur me hapin e kohës, Albanians.gr  krijoj grupe të ndryshëme në rrjetin social të mirënjohur facebook. Një nga këto ishte dhe Rinia Shqiptare ne Greqi, e cila me kalimin e kohës u bë e njohur me emrin RINIA.

RINIA është një faqe (fanpage) dinamike e cila pëlqehet nga rreth 58.000 persona, e cila mund të konsiderohet “Lokomotiva e Grupit tonë”. RINIA është e njohur gati tek gjithë emigrantët shqiptarë në Greqi. Aty pasqyrohen të gjitha informacionet që shkrujmë, të gjithë eventet që organizojmë, si dhe aty është vëndi ku me qindra njerëz janë njohur me njëri tjetrin dhe kanë krijuar shoqëri, lidhje akoma dhe familje.

RINIA është e njohur akoma edhe për mbrëmjet shqiptare të cilat promovohen masivisht nga kjo faqe. Kemi dëgjuar shumë herë dhe është bërë tashmë moto tek shqiptarët në Greqi ” do shkojmë tek mbrëmjet e RINISË, apo do shkojmë tek RINIA”

RINIA,  u bë sinonim i mbrëmjeve të bukura shqiptare, ose aktiviteteve speciale. RINIA është kthyer tashmë nga fansat e saj në sinonim të cilësisë, të shërbimit, të respektit, të argëtimit.

Jemi krenar dhe mund të themi me plot gojë që kjo faqe është nga më aktive në diasporën shqiptare nëpër botë. Falë kësaj faqeje, shqiptarët e Greqisë u bënë një grupim i madh, u krijua komuniteti i parë online, komuniteti shqiptarë në Greqi u bashkua në një grup të vetëm.

Dhe sigurisht kjo nuk do ishte realizuar, pa mbështetjen tuaj, pa ndihmën tuaj. Ju falenderojmë që kaq vite ndodheni pranë nesh, dhe së bashku kemi bërë grupin më aktiv të Komunitetit Shqiptarë në Greqi

LEXONI AKOMA

Përpjekje kopjimi të RINISË Mos respektim i të drejtës së autorit.

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top