Pesë vjet më parë, Gjirokastra u pranua në UNESCO – “Pasuri e trashëgimisë kulturore botërore”. Në ditën ndërkombëtare të trashëgimisë, në Gjirokastër u çel një Panair Ndërkombëtar Artizanati.
Gjirokastra çdo ditë e më tepër po shndërrohet në një destinacion të rëndësishëm turistik për vizitorët nga të gjithë anët e globit. Në kuadër të Ditës Botërore të Trashëgimisë Kulturore, në Gjirokastër u çel një Panair Ndërkombëtar Artizanati me pjesëmarrje nga të gjithë vendet e rajonit të Ballkanit.
Zëvendësministrja e Kulturës të Shqipërisë Suzana Turku thotë se është detyra jonë që në një qytet si Gjirokastra, “Pasuri e trashëgimisë kulturore botërore” në Unesco të ketë më shumë aktivitete, të cilat i shërbejnë ruajtjes së trashëgimisë kulturore në këtë qytet
Rivitalizimi i këtij qyteti të mrekullueshëm dhe zhvillimi i turizmit në këtë qytet janë prioritare. Gjirokastra është për mua një nga qytetet më të veçantë të Shqipërisë.
Pjesëmarrësit nga Kosova vlerësojnë pjesëmarrjen në Gjirokastër
Ballkize Bytarku, nga Gjilani, pjesëmarrëse në këtë panair, thotë se kemi ardhur me dëshirën e madhe, por edhe me artizanatet punëdore të grave. Unë jam rrobaqepëse e artizanateve të ndryshme, në Gjilan, tregon ajo. Në këto tavolina, kemi prodhimet tona, kemi sjellë bluza që i qep unë vetë e i punojmë këtu vetë.
Shemsho Lamko specialist bujqësie, në këtë panair ekspozon prodhimet Bio të rajonit, djathë, bylmetra të ndryshme, mjaltë etj. Ai mendon se kjo është një risi e re e panaireve, dhe shton se rajoni po e shndërron në traditë këtë gjë. Ai vlerëson avatanzhet e kësa risie
Ndërsa Belzare Muharemi, është drejtuese e Qëndrës së gruas “Dera e Hapur” Prishtinë është mjaft e gëzuar për këtë pjesëmarrje. “Ne sapo përfunduam atje panairin e artizanateve që, i cili zgjati nga 22 deri në 28 shtator, në kuadër të ditëve të trashëgimisë kulturore europiane. Jemi të lumtura që jemi pjesë e këtij panairi, jemi të lumtura që na kanë ftuar”
Rigjallërimi i Gjirokastrës
Olsi Lafe, është drejtor i trashëgimisë kulturore në Ministrinë Shqiptare të Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve. Ai thotë se Gjirokastrës po i kthehet ngadalë e më mënyrë të sigurtë vitaliteti i dikurshëm si një qëndër e rëndësishme kulturore e identitetit shqiptar.
Sipas tij festimet e kohëve të fundit, vlerat mbi një milion dollarë e kanë dhënë efektin e tyre pozitiv me ringritjen e disa prej banesave më karakteristike dhe më të njohura në qytetin e Gjirokastrës, por ajo që është më e rëndësishme është edhe gjallërimi i jetës së përditshme të qytetarëve.
Në panaire të tilla nuk është çudi të shohësh turistë që vizitojnë edhe në orët t mbrëmjes Gjirokastrën. Ata habiten me gjallërinë që ekziston në rrugët e gurta të këtij qyteti. Gjirokastra tani ka nisur të orientohet drejt tregut sfidues të ofertës turistike ballkanike e europiane.
