Sipas informacioneve të fundit që bëhen publike, zëvëndësministri i brendëshëm i Greqisë Haralabos Athanasiou dha urdhër që të rifilloj proçedura e marrjes të nënshtetësisë greke për të gjithë ata persona që vendimi për dhënjen e nënshtetësisë , është publikaur në Fletoren Zyrtare (Efimeridha tis Kivernisis-ΦΕΚ).
Kështu për personat nën 18 vjeç do fillon regjistrimi i tyre në regjistrat e gjëndjes civile, kurse personat mbi 18 vjeç do thirren të bëjnë betimin.
Pra për të gjitha ata që kanë përfituar nënshtetësinë por nuk kishin arritur të betoheshin(dhe të merrnin nënshtetësinë) për shkak të bllokimit të proçedurës , shumë shpejt do bëjnë betimin e tyre dhe do marrin më në fund nënshtetësinë.
albanians.gr
