ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Rifillojnë sërisht ndalimet e fëmijëve që kanë problem me toponimet në Pashaporta

Fatkeqësisht siç u bë e ditur para pak orësh,

Fatkeqësisht siç u bë e ditur para pak orësh,

policia kufitare greke ka rifilluar të mos lejoi të hyjnë në Greqi asnjë fëmijë që ka problem me vëndlindjen në pashaportat biometrike Shqiptare.

 

Edhe pse siç ishim njoftuar dhe ishte bërë publike dhe në mediat shqipatare, midis palës shqiptare dhe asaj greke ishte rënë dakort që  mos të kishte asnjë problem gjatë periudhës verore, mesa duket pala greke nuk ka mbajtur premtimin dhe i është rikthyer praktikës të mëparshme.

Gjatë gjithë këtyre ditëve pikat kufitare lejonin të kalonin emigrantë sipas dëshirës të policëve. Kishte emigrantë që u lejuan të kalonin dhe kishte nga ato që su lejuan. Raste moslejimi ishin vënë re më shumë në pikën kufitare të Kapshticës sesa të Kakavisë. Por me sa duket që sot nuk lejohet sërisht kalimi i asnjë emigranti. Dhe në fakt gjatë gjithë ditës të sotme nuk është lejuar asnjë fëmijë që ka gabim shkrimin e vëndlindjen në pashaportën biometrike, të kaloi në Greqi.

Sipas autoriteteve doganore shqiptare, janë ngritur dy komisione që po diskutojn gjetjen e një zgjidhjeje.

Kjo ngjarje është skandaloze. Nge momenti që deri dje lejoheshin fëmijët të kalonin, sot u ndrëpre leja. Praktika parazgjedhore tregoi se nëse ekziston dëshira problemit mund ti jepet një zgjidhje e përkohëshme deri në zgjidhjne përfundimtare ndërshtretërore.

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top