Shqip

Respektoni lëvizjen në zonën Shengen, nuk ka asnjë mundësi përfitimi për azil politik

Deklaratë për shtyp e Ministrisë së Brendëshme të Republikës së Shqipërisë.

Duke parë fluksin e pazakontë të qytetarëve që aplikojnë për pasaporta biometrike përgjatë 48 orëve të fundit, si dhe duke konsideruar maksimalisht të dhënat paraprake mbi mundësitë e një skeme mashtrimi për udhëtimin në zonën Shengen, me qëllim final kërkesën për azil në vendet e BE-së, Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje qytetarëve të distancohen nga çdo iniciativë ose ofertë me qëllim mashtrimi për azil të kundraligjshëm në vendet e Bashkimit Europian.

Ministria e Punëve të Brendshme bën me dije se është absolutisht e pamundur, fitimi i azilit në çdo vend të BE-së.

Policia e Shtetit ka shtuar kontrollet dhe rritur masat në Pikat e Kalimit kufitar për evidentimin e plotë të dokumentacionit dhe përmbushjen e të gjitha kritereve për udhëtimin e qytetarëve shqiptarë në zonën Shengen.

MPB kujton edhe njëherë qytetarët që kërkojë të udhëtojnë në zonën Shengen, mbi detyrimin që përveç paraqitjes së dokumentacionit të udhëtimit, të shpjegojnë edhe itenerarin, qëllimin e udhëtimit, si dhe garancitë financiare të kërkuara.

Policia e Shtetit kanë nisur hetimet mbi raste të mundshme trafikimi të qënieve njerëzore, me qëllimin evidentimin e çdo rrjeti apo skeme mashtruese për përfitimin e azilit.

Nga ana tjetër, në bashkëpunim edhe me partnerët ndërkombëtare janë marrë të gjitha masat për mos lejuar, kthyer dhe ndjekur penalisht në zbatim të legjislacionit në fuqi, çdo shtetas shqiptar që abuzon me të drejtën për të udhëtuar në zonën Shengen, duke kërkuar në mënyrë të padrejtë azil politik.

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top