ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Renato Mekolli: Chefi shqiptarë në Greqi me famë botërore

Renato Mekolli

Renato Mekolli është një ndër kuzhinierët më të mirë të Greqisë. Shumë i suksesshëm  dhe i talentuar, pjatat e tij përveç se të shijshme ngjajnë me vepra arti,estetika  dhe pasioni i tij shkihen në pjatat e tij të vecanta të cilat janë provuar nga njerëz të famshëm por edhe të thjeshtë.Ne e takuam Renaton në amjentet e restorantit lukzos në të cilin punon.

1.Çfarë të solli në trojet Helene Renato ?

Si gjithë shqiptarët që emigruan ashtu emigroi edhe familja ime për një jetë me të mirë dhe një të ardhme më të mirë.

2. Cilat ishin hapat e tua të para  në anën profesionale? Sa e vështir ishte përshtatja me kulturën greke?
Ishte disi e rastësishme  pasi unë isha në shkollën e mesme  dhe vendosa  nën ndikim e disa faktorëve të jashtëm të vazhdoja pikërisht këtë të behesha chef… Nga vitet shkollore kam kujtime mjaft pozitive  dhe ishte e lehte përshtatja me kulturën,por gjithmonë kam nostalgji për vendin tim,Shqipërinë.

3. Në cilen fazë të jetës tënde zbulove që kuzhina është pasion dhe do tëë përbënte të ardhmen tënde?

Që në moshë të vogël të tjerët e vënin re këtë tek unë,dhe më vonë fillova ta kuptoj dhe vetë.

4. Si erdhi suksesi dhe si e prite ti atë ?
Suksesi erdhi gradualisht mbas shumë punë dhe vullneti,gjithmonë përpiqem të bëhem akoma më i mirë dhe të përmirësohem në çdo gjë që bëj.

5. Ti gëzon shumë tituj si chef ,këtu mund të përmend Kapelja e Artë 2012,cilat janë ndjesitë e tua të para kur dëgjon emrin tënd?
Gjëja e parë që mendoj është  Shqipëria dhe më pas familja dhe njerzit e mi të dashur .Ndihem krenar dhe akoma më bukur kur të tjerët janë krenar për mua.

6.Sa ndikon tek ty ky sukses dhe ekspozim  ndaj mediave,duke qën se shtypi është shumë i interesuar për ty? Ndihem bukur dhe këndshëm,por deri ketu kur sjam ndjer se po devijoj dhe filloj të  ndryshoj k arakter,jam po ai që kam qën i dashur dhe i shoqërueshëm.

7. Duke qën se i drejtohemi Rinisë në veçanti,çfarë do ti këshilloje ata ,dhe cili është çelësi i suksesit ?
Të mos heqin dorë nga ëndrrat e tyre,dhe për cdo gjë që bëjnë ta bëjnë me profesionalizëm dhe me shpirt. Kurr mos lëni ëndrrat dhe dëshirat tuaja të humbasin në rutinën e përditshme, kërkojeni dhe ndërtojeni të ardhmen tuaj.

Çfarë të themi për Renato Mekollin,një djal i përkryer,i thjesht  dhe me një buzëqeshje që e shoqëronte gjatë gjithë kohës, na bëri të ndihemi si në shtëpinë tonë me bisedën e tij të ngrohtë dhe me mikpirtjen. Mbase sjemi profesionista në vlerësimin e pjatave të tij ,por ëmbëlsirat e Renatos ishin me të vërtet të veçanta dhe shumë të shijshme. Renato përbën një shembull për të rinjtë. I urojmë atij shumë suksese në çdo anë dhe të vazhdojë të na bëj krenar Për www.albanians.gr

Morena Lumani

1579759_1414890482096716_2037412431_n

 

 

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top