Shqip

BE, rekomandim të kushtëzuar për hapjen e negociatave me Shqipërinë

BE, rekomandim të kushtëzuar për hapjen e negociatave me Shqipërinë

Komisioneri Johannes Hahn bëri publik progres-raportin për Shqipërinë, ku ashtu siç ishte paralajmëruar, Komisioni rekomandon hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Por hapja e këtyre negociatave kushtëzohet thellbësisht nga reforma në drejtësi dhe veçanërisht nga ligji i “Vettingut”, i pezulluar nga Gjykata Kushtetuese.

Raporti vlerëson se Shqipëria ka bërë progres të qëndrueshëm në pesë prioritetet e vendosura nga BE. Njihet lufta kundër korrupsionit, por kërkohen më shumë përpjekje në këtë drejtim. Po ashtu lufta kundër drogës duhet të jetë më e thellë.

Në raport theksohet se Brukseli kërkon të shohë rezultate konkrete në hetimin dhe ndjekjen penale të zyrtarëve të lartë.

Ky përshkruhet si raporti me pozitiv që ka bërë ndonjëherë Brukseli për Shqipërinë, por sërish kushtet mbeten dhe një rikonfirmim të tyre pritet ta bëjnë në dhjetor vendet anëtare. Deri atëherë duhet të jetë publikuar edhe opinioni i Komisionit të Venecias për ligjin e Vetting-ut, i cili shënohet nga Brukseli si themeli i reformës në drejtësi, kryekushti për hapjen e negociatave.

Raporti rendit si kërkesë realizimin e reformës zgjedhore dhe shpreh shqetësimin për politizimin e komisioneve zgjedhore.

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top