Shqip

Regjistrimi i emigrantëve hap rrugën për të drejtën e votës të emigrantëve. Së shpejti dixhitalizimi i shërbimeve konsullore

Në një intervistë  që dhanë sot ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, bashkë me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushani, deklaruan se qeveria shqiptare miratoj sot projektligjin për regjistrimin e emigrantëve që jetojnë jashtë Shqipërisë.

[maxbutton id=”5″]

Ministri Tahiri u shpreh  se me krijimin e regjistrit unik për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dhe adresat ku ata banojnë i jepet fund errësirës së informacioni prej 25 vjetësh dhe u kthehet borxhi emigrantëve, të cilët kanë një rol të pazëvendësueshëm me kontributin e tyre në zhvillimin e vendit.

Sipas ministrit krijimi i regjistrit unik për emigrantët  shtë hapi i parë konkret për të garantuar të drejtën e votës për emigrantët premtim i bërë nga politika për më shumë se 20 vjet por asnjëherë i mbajtur.

Gjithashtu ministri Bushati u shpreh se gjatë vitit 2016 do të bëhet i mundur edhe dixhitalizimi i shërbimeve konsullore, në mënyrë që të rritet më tej transparenca ndaj shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.

“Është një nismë mjaft e rëndësishme, jo thjesht për evidentimin e shqiptarëve kudo ku jetojnë, por mbi të gjitha është tregues i qartë i vullnetit politik që ka qeveria jonë për t’i kthyer mbrapsht Shqipëria ndaj shteteve që kanë kontribuar për zhvillimin social dhe ekonomik të vendit gjatë këtyre 25 viteve. Po kaq e rëndësishme do të jetë 2016 për sa i përket shërbimeve konsullore të cilat do të jenë të dixhitalizuara, për të rritur më tej transparencës ndaj bashkëkombësve tanë, për të kufizuar rastet e shpërdorimit të detyrës”, tha Bushati.

Regjistri i Emigrantëve

Regjistri i Emigrantëve është një nismë e qeverisë shqiptare që qëllim ka për herë të parë të regjistrohen të gjithë emigrantët shqiptarë që jetojnë  jashtë Shqipërisë , me qëllim informacionin e saktë mbi vënd-ndodhjen e emigrantëve.

Sipas ministrit regjistrimi i emigrantëve nuk do rëndoj ekonomikisht tek emigrantët. Ajo që duhet është thjeshtë iniciativa e emigrantëve për tu regjistruar në zyrat konsullore. Gjithashtu qeveria po projekton një plan që regjistrimi të bëhet online (në mënyrë elektronike). Emigrantët që do regjistrohen do duhet përveç të dhënave personale të regjistrojnë dhe adresën e tyre.

Me anë të këtij regjistrim dhe dixhitalizimit të zyrave konsullore, do bëhet e mundur që emigrantëve tju jepen “shërbime në shtëpitë e tyre”.

Shërbimet fillojnë që nga shërbimet bazike konsullore dhe për dokumentacionin zyrtar që u shërben emigrantëve në shtetet ku jetojnë, deri te shërbimet që deri sot i kanë marrë duke ardhur në Shqipëri, duke konsumuar para, duke konsumuar kohë dhe duke u bërë tejet të vështirë lidhjen me vendin tonë.

Vota e emigrantëve.

Një nga kërkesat më të hershme të emigrantëve shqiptarë, është dhe krijimi i mundësisë që të kontribuojnë në jetën politike të Shqipërisë me anë të votimit nga vëndi ku banojnë.  Ky ishte dhe një nga premtimet që kishte bërë gjatë fushatës së 2013 kryeministri i tanishëm Edi Rama, por dhe një nga premtimet që kanë dhënë dhe dhjetra politikan shqiptarë ndër vite.

Sipas deklaratës së dy ministrave duke u regjistruar, dhe duke ditur ku jetojnë emigrantët krijohet premisa kryesore për të garantuar që shtetasit shqiptarë të kontribuojnë për jetën politike në vend, të kontribuojnë për klasën politike në vend, të kontribuojnë për fatet e vendit, duke vendosur fatet e të ardhmes nëpërmjet ushtrimit të së drejtës së votës.

Deklarata e përbashkët e dy ministrave

Deklarata e ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, pas mbledhjes së qeverisë ku u miratua projektligji për regjistrimin e shtetasve shqiptarë, që jetojnë jashtë:

Qeveria miratoi projektligjin për regjistrimin e shtetasve shqiptarë që banojnë jashtë Shqipërisë duke i hapur kështu rrugë një procesi themelor në përpjekjet tona shtetformuese, për t’i dhënë fund një herë e mirë errësirës së informacionit dhe mbi të gjitha mungesës së shërbimit për të gjithë ata shqiptarë që kanë ndërtuar jetën e tyre me familjet e tyre jashtë Shqipërisë.

Ky është një proces mjaft i rëndësishëm  në kuadër të një procesi tjetër, krijimi i regjistrit unik të shtetasve dhe adresave, i quajtur ‘’Popullimi’’ i cili do të konsistojë përveç përmirësimit të sistemit në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsa i takon regjistrit të Gjendjes Civile dhe Regjistrit të Adresave edhe në një proces i cili do të shkojë derë më derë te çdo familje shqiptare për të bërë popullimin e dy regjistrave dhe bashkimin e tyre në një për t’i dhënë fund dyshimeve apo mungesës së informacionit që kemi patur në këto njëzet e kusur vite, sesa shqiptarë jemi brenda kufijve dhe ku banojmë.

Kjo nga njëra anë dhe nga ana tjetër krijimi i Regjistrit të Posaçëm për shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë duke i kthyer borxhin që i ka shteti emigrantëve të cilët kanë kontribuar në mënyrë të qenësishme për zhvillimin e vendit tonë, të cilët kontribuojnë ende për zhvillimin e Shqipërisë dhe të cilët mbajnë lidhje konstante dhe intensive me vendin e tyre.

Duke krijuar Regjistrin e Shtetasve që jetojnë jashtë Shqipërisë dhe duke bërë çfarë është e mundur për t’i dhënë shërbime në adresën ku banojnë.

Kemi ideuar një proces që barrën dhe detyrimin e regjistrimit të emigrantëve e ngarkon te shteti. Ajo që kërkohet nga shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë është vetëm iniciativa për të dhënë informacionin pranë zyrave konsullore apo institucioneve në vendin tonë apo me një mekanizëm mjaft të thjesht të regjistrimit online të adresës.

Barra e konfirmimit të adresës e konfirmimit të informacionit dhe mbajtjes së lidhjes konstante me shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendin i takon shtetit shqiptar dhe institucioneve shqiptare.

Ne kemi krijuar një mundësi që zhbën errësirë njëzet e kusur vjeçare dhe mungesën e shërbimeve njëzet e kusur vjeçare ndaj shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë ndaj të cilëve  jemi të gjithë borxhlinj.

Kjo është hera e parë në 25 vite që shteti dhe shoqëria i kthejnë borxhin mbrapsht duke krijuar një mundësi për t’i regjistruar dhe një mundësi maksimale për t’i dhënë shërbime në shtëpitë e tyre.

Shërbimet fillojnë që nga shërbimet bazike konsullore dhe për dokumentacionin zyrtar që u shërben emigrantëve në shtetet ku jetojnë, deri te shërbimet që deri sot i kanë marrë duke ardhur në Shqipëri, duke konsumuar para, duke konsumuar kohë dhe duke u bërë tejet të vështirë lidhjen me vendin tonë.

Ne po zhdukim të gjitha këto barriera duke krijuar një mundësi teknologjike për të regjistruar shtetasit shqiptarë nga njëra anë dhe për t’u dhënë shërbime në shtëpinë e tyre nga ana tjetër.

Këtu, pa asnjë dyshim futet edhe shërbimi themelor që duhet t’u garantojmë qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë që është e drejta e votës.

Është një premtim i vazhdueshëm që ka dalë në sipërfaqe sa herë politika është kujtuar për emigrantët, kjo qeveri hedh hapin e parë konkret për të garantuar të drejtën e votës për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë.

Duke i regjistruar, duke ditur ku jetojnë krijojmë premisën kryesore për të garantuar që shtetasit shqiptarë të kontribuojnë për jetën politike në vend, të kontribuojnë për klasën politike në vend, të kontribuojnë për fatet e vendit, duke vendosur fatet e të ardhmes nëpërmjet ushtrimit të së drejtës së votës.

Një premtim të cilin e trashëgojmë prej kohësh por që është kthyer në një angazhim konkret dhe hapa konkretë të kësaj qeverie për të garantuar njëherë e mirë të drejtën e votës për emigrantët shqiptarë.

Ky ligj që u miratua sot në qeveri hedh bazat për të gjithë gamën e shërbimeve që do jepen për shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë, përfshirë këtu edhe gurin e themelit apo hapin e parë për garantimin e të drejtës së votës.

Sigurisht, Ministria e Punëve të Brendshme së bashku me Ministria e Punëve të Jashtme dhe institucionet e tjera do punojnë për të ndërtuar të gjithë diapazonin e sistemit dhe të shërbimeve që do jepen për emigrantët.

Thirrja ime, për qytetarët që jetojnë jashtë Shqipërisë është: vëmendje, iniciativë dhe ndihmë për të bërë ç‘është e mundur që këtë proces ta çojmë deri në fund me sukses.

Ajo që kërkohet sot nga shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë është të regjistrohen.

Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, kërkohet prej tyre që të japin informacionin e tyre kur të kontaktohen nga strukturat shtetërore.

Barra për të përfunduar këtë sistem dhe për të garantuar shërbimet mbetet e jona.

Kjo është e vetmja mënyrë dhe e vetmja rrugë për të garantuar dhe për t’u kthyer mbrapsht emigrantëve borxhin që u ka shoqëria dhe shteti shqiptar në 25 vjet.

Faleminderit!

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top