Shqip

Reforma në Shërbimet Konsullore. Çertifikatë nga Ambasada?

Një projekt pilot shumë shpresëdhënës pritet të filloj nga shërbimet konsullore shqiptare në Itali.

Siç bëri të ditur Ministria e Jashtme, së shpjeti në Shërbimet Konsullore Shqiptare në Romë, Milano dhe Bari emigrantët Shqiptar që ndodhen në Itali, do kenë mundësi të marrin direkt çertifikatat nga këto shërbime.

[maxbutton id=”5″]

Sipas ministrisë me anë të këtij programi do ndryshoj totalisht proçedura e marrjes së çërtifikatës. Siç dihet deri tani për të marrë një çertifikatë, emigranti duhej të dërgonte në gjëndjen civile një të afërm  për ti nxjerrë një çertifikatë, dhe më pas kjo çertifikatë të vulosej nga prefektura, pastaj nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe nga Ambasada e shtetit që i drejtohej (në rastin konkret Ambasada Italiane në Tiranë, në rastin tonë Ambasada Greke në Tiranë ose konsullatat e Korçës ose Gjirokastrës ) dhe më pas të përkthehej në gjuhën e shtetit që do përdoret.Një proçedurë që zgjat disa ditë , dhe ka një kosto goxha të lartë (afërsisht 100 euro për emigrantët shqiptar në Greqi.

Tashmë , me anë të këtij programi, e gjithë kjo proçedurë mënjanohet, dhe emigranti do nxjerri çertifikatën direkt nga shërbimet konsullore, brënda dite, me një kosto shumë herë më të ulët. Dhe më e rëndësishmja, çertifikata do jetë gati për përdorim dhe do njihet zyrtarisht nga të gjitha institucionet Italiane.

Bëhet fjalë për një revolucion në jetën e emigrantëve, nëse realizohet ky projekt. Nëse në ky program bëhet dhe nga Shërbimet Konsullore Shqiptare në Greqi, atëherë do ketë një lehtësim të jashtëzakonshëm, dhe sidomos për emigrantët shqiptarë që jetojnë në ishuj.

12510428_911715908943249_8302053972759822909_n

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top