Shqip

Reforma e Pensioneve

Personat të cilat do të dalin në pension gjatë vitit 2015 do të përfitojnë rritje të pagesës së pensionit duke filluar nga 200 lekë e deri në 4700 lekë. Kjo për shkak të formulës së re të përcaktuar tashmë për llogaritjen e pensionit, e cila do të jetë në bazë të pagës që ka personi i cili do të dalë në pension.
Masa e rritjes së pensionit do të llogaritet në bazë të formulës së re e cila është pension social prej 6650 lekë të rinj, plus 1 % të pagës mesatare për çdo vit pune. Por si llogaritet pensioni në qytet? Përgjigjen e jep Enkelejd Musabelliu, këshilltar për pensionet në Ministrinë e Mirëqenies Sociale.

“Një i punësuar me pagë minimale në qytet me 35 vite të siguruara, me skemën e vjetër do të përfitonte 14.174 lekë të reja. Ndërkohë me skemën e re falë heqjes së këtij tavani do të marrë një pension prej 14.350 lekë. Kurse një individ që ka kontribuar 35 vite me pagë maksimale nga 24.548 lekë që do të merrte do të marrë 29.189 lekë, pra 4700 lekë më shumë” ka pohuar Musabelliu. Sipas tij, për të përfituar pension të plotë duhet të kesh të paktën 35 vite pune.

Pensioni i fshatit
Sa i përket pensionit të fshatit sërish pritet të ketë ndryshime në përllogaritjen e tij gjatë vitit 2015. “Para vitit ’94 këto përfitues kanë qenë me paga reference, ne tashmë i kemi indeksuar dhe i kemi kthyer në paga reale. Një individ që ka 35 vite të siguruara në fshat, nga të cilët 18 vite në kooperativat bujqësore, pra para vitit 1994 dhe 17 vite si i vetëpunësuar në bujqësi, do të merrte një pension prej 11.973 lekësh, me ligjin e ri do të përfitojë pension prej  12.866 lekë” nënvizon Musabelliu.

Ndërkohë deri në fund të dhjetorit të vetëpunësuarit në fshat kanë afat për faljen e kamatëvonesave të sigurimeve shoqërore. Sipas kësaj skeme pensionesh sa më shumë vite të kesh pune pas 1994, kohë kur është bërë indeksimi i pagave aq më i lartë do të dalë pagesa. Dhe mbi të gjitha çdo vit pune është i vlefshëm pasi llogariten në skemën përfundimtare.

 

Si do të ndryshojnë pensionet me skemën e re

Pension me pagë minimale

Ishte      12.024 lekë
Bëhet      14.350 LEKË


Pension me pagë mesatare

Ishte      24.548 lekë
Bëhet      26. 680 lekë

Pension me pagë të lartë

Ishte      24.548 lekë
Bëhet      29.189 lekë

Pensioni në fshat

Ishte      11.973 lekë
Bëhet      12.866 lekë

 

Burimi: http://shqiptarja.com/

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top