ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Reagimi i mediave botërore për fitoren e Kombëtares

Jo vetëm lojtarët në fushë dhe tifozët në stadium, por e gjithë Portugalia ka mbetur e shokuar nga ai supergol i Bekim Balës që i dha fitoren Shqipërisë në Averio.

Për mediat portugeze të cilat ishin përgatitur për një nisje të mirë të këtyre eleminatoreve, rezultati 0-1 ka qenë “e pabesueshme”. Me këtë frazë hapet gazeta më e madhe sportive portugeze ‘A Bola’ e cila ka si foto kryesore kapitenin Nani të dëshpëruar.

Ndryshe nga Ronaldo, i cili është një lojtar i cili i jep fitoren skuadrës, Nani nuk arriti të bëjë asgjë. Në fund të ndeshjes, kapiteni i Portugalisë në këtë sfidë ka deklaruar se ishte një rezultat i paparashikuar, por ka dhënë garancinë se kombëtarja do të kualifikohet.

Në të njëjten linjë ka qenë dhe mesfushori tjetër Mutinjo për të cilin kjo humbje ka qenë e paimagjinueshme. Fitorja 0-1 e Shqipërisë në Aveiro është pasqyruar edhe në media të tjera europiane të cilat kanë vendosur pothuajse të njëjtin titull: “Shqipëria shokon Portugalinë”. / Top Channel

 

 

 

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top