Shqip

Rama viziton Preshevën, qyteti i entuziazmuar

Kryeministri Edi Rama viziton paraditen e së martës Preshevën, ku po pritet me interes, si nga shqiptarët e atjeshëm ashtu dhe nga qeveria e Beogradit fjalimi i tij.

kryeministri do të vizitojë një fabrikë, Qendrën e Kulturës të Preshevës ku do të takohet me qytetarë të ndryshëm dhe më pas do të mbajë fjalimin para tyre.

Për momentin nuk dihen detaje të tjera mbi këtë vizitë, por ajo që mund të thuhet është se në Preshevë ka shumë entuziazëm për ardhjen e zotit Rama.

Në pikën ku ai do të takohet me qytetarët kanë nisur organizimet për pritjen e tij. Mbrëmjen e së hënës policia serbe arrestoi dy shqiptarë që po vendosnin flamuj kuqezi nëpër qytet.

Mediat serbe po i kushtojnë vëmendje kësaj vizite, sidomos pas deklaratës së kryeministrit në konferencën për shtyp me homologun Vuçiç.

Shtypi serb ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së tij për Kosovën, duke e cilësuar jo pak herë si “shqiptari që vjen në Serbi për të ofenduar serbët”.

Ndërkohë, një tjetër element që bie në sy është siguria e lartë. Mësohet se ka njësi policie çdo 50 metra dhe se Presheva është e rrethuar nga të gjitha anët me agjentë për ruajtjen e sigurisë së kryeministrit Rama.

Një ditë më parë Preshevën e vizitoi ministri serb i Mirëqënies Sociale, Aleksandar Vulin, por vizita e tij nuk pati vëmendjen e qytetarëve dhe as të kryetarit të komunës Ragmi Mustafa, që nuk e priti ministrin në takim.

Me vizitën në Preshevë kryeministri Rama përfundon vizitën e tij në Serbi dhe mësohet se do të kthehet në Shqipëri në rrugë tokësore.

Burimi www.top-channel.tv

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top